TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti i bën thirrje mërgatës në Kroaci për investim

nga Tëvë1
9 muaj më parë
0
A A
Kurti i bën thirrje mërgatës në Kroaci për investim

Mbrëmë, takimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në kryeqendrën e Kroacisë, u përmbyllën me pritjen e organizuar me bashkatdhetarë atje.

Kryeministri u shpreh fillimisht se Kroacia është shtet e popull mik, partner e aleat i Kosovës dhe mbarë kombit shqiptar.

Reklamë

Ai vlerësoi rolin e diasporës sonë në shtet ndërtimin e Kosovës, si para dhe pas luftës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Republikës.

Kurti theksoi se sfidat që i kemi përpara do t’i tejkalojmë bashkërisht, me sukses, për rrugën tonë për përparim që nuk e lë askënd prapa, për zhvillim, prosperitet dhe drejtësi.

“Bashkatdhetarët tanë nuk i ftoj më si para 30 viteve që të vijnë në Kosovë e të kontribuojnë duke sakrifikuar, por të fitojnë duke investuar. Po investojnë edhe të tjerët, të gjithë ju që jeni ndërmarrës ne ju garantojmë se në Kosovë nuk e keni vetëm një treg të lirë ku sundon ligji, por e keni dhe një qeveri partnere që ju garanton investimin”, u shpreh kryeministri.

Ai shtoi se për mërgatën kemi mundësuar votimin për zgjedhjet e radhës edhe nëpër ambasada e konsullata, ku deri në datën 26 dhjetor këtë muaj, është afati i regjistrimit për të votuar qoftë fizikisht në ambasada e konsullata, qoftë me postë brenda vendit, për çka dhe i ftoi që të regjistrohen.

I pari i Qeverisë, falënderoi bashkatdhetarët në Kroaci për kontributin e tyre në luftën e Kroacisë për pavarësi dhe për rolin e tyre disa vite më vonë për çlirimin e Kosovës.

“Unë jam falënderues e mirënjohës thellësisht e përjetë për këtë kontribut tuajin edhe në luftë edhe në paqe. Ju ftoj të gjithëve për këto festa të fundvitit, me atë çfarë keni mundësi, të vizitoni vendlindjen tuaj. Në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në kryeministri, keni politikanë të cilët ju duan fort dhe konsiderojnë që ju kanë shumë borxh. Andaj përpiquni që të bëni dy gjëra: deri në vitin 2030, një vit të ktheheni në vendlindje. Nuk po them kthehuni tash menjëherë, se e di që këtë e mendoni ju përditë vetë, por gjejeni një vit, e kthehuni në Kosovë, se edhe progresi demokratik, edhe rritja ekonomike, kanë krijuar kushte për jetë të mirë edhe atje. Nuk është më Kosova e kohës kur janë shpërngulur shqiptarët për shkak të persekutimit apo për shkak të varfërisë. Dhe përveç kësaj, mësojeni gjuhën shqipe brezit të ardhshëm sa më mirë” , përfundoi Kurti./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Oda Ekonomike rikërkon pezullimin e daljes në tregun e lirë të energjisë

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Ndryshon pista për Kristjan Asllanin, Torino do ta huazoj lojtarin e Kombëtares

Asllani me mesazh emocional për tifozët e Interit

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Rashiq: S’e kam shkel Kushtetutën, nesër do të kandidoj përsëri për nënkryetar

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Emisioni “Mesditë” 27.08.2025

Cilat opsione u paraqitën për mosshtrenjtim të rrymës?

Oda Ekonomike rikërkon pezullimin e daljes në tregun e lirë të energjisë

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Juventusi ka strategjinë për Zhegrovën

Aliu tregon pse u anuluan disa fluturime mbrëmë

Liburn Aliu jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Infrastrukturës

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Zjarr shpërtheu në dy depo në Antalia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X