Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për dekadën e ardhshme projekti i hekurudhës Prishtinë-Durrës duhet të jetë ai që ofron Kosovën –Shqipërinë.
Kurti ka përmendur se në të kaluarën projektet si Rruga e Kombit dhe këtë vit shkëmbimi i energjisë ALPEX ishin projektet që ofruan dy vendet.
Ai në X ka shkruar për takimin që ka zhvilluar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj i cili në Kosovë po qëndron në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit, të cilin e ka falënderuar për prezencën dhe bashkëpunimin.
“Në dekadën e mëparshme, Autostrada e Kombit (Rruga e Kombit) ishte infrastruktura kryesore që afroi Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë vit ishte shkëmbimi i energjisë ALPEX. Për dekadën e ardhshme duhet të jetë hekurudha Prishtinë-Durrës. Faleminderit President”, ka shkruar Kurti./teve1.info/