TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Greva e vitit 1989 e minatorëve në Trepçë hapi epokën e shpërbërjes së Jugosllavisë

by teve1
1 orë ago
1
A A
Kurti: Greva e vitit 1989 e minatorëve në Trepçë hapi epokën e shpërbërjes së Jugosllavisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 37-vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, e mbajtur më 20 shkurt të vitit 1989 me thirrjen “Kosova Republikë”.

Kurti ka theksuar se, megjithëse kërkesat e minatorëve nuk u realizuan, greva në Stantërg përbënte aktin e parë të gjerë rezistues që, sipas tij, hapi epokën e shpërbërjes së Jugosllavisë të udhëhequr nga Serbia e Slobodan Millosheviqit një periudhë që kulmoi me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.

Ai ka rikujtuar gjithashtu se organizimi i minatorëve kishte nisur më herët, përfshirë marshimin e 17 nëntorit 1988 nga Stantërgu në Prishtinë, si dhe veprime simbolike që datojnë që nga viti 1983.

Postimi i plotë

Për të nderuar kontributin e dhënë ndër gjenerata për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, sot, 37 vite më pas, le ta kujtojmë grevën e minatorëve të Trepçës, me thirrjen “Kosova Republikë”.

Më 20 shkurt të vitit 1989, rreth orës 13:00, minatorët e ndërrimit të katërt në Stantërg, refuzuan të dilnin nga miniera duke hyrë në grevë urie. Atyre iu bashkuan edhe kolegët minatorë të tre ndërrimeve të tjera duke u bërë gjithsej rreth 1300 minatorë grevistë. Të shqetësuar për fatin politik të shqiptarëve në Jugosllavi dhe për cënimin e statusit të Kosovës si krahinë autonome dhe element konstituiv në kuadër të asaj federate, minatorët ishin në grevë nga 20 deri më 28 shkurt, duke këmbëngulur në 10 kërkesa të tyre që shkonin deri tek ajo që çështja e shqiptarëve në Jugosllavi të shqyrtohej edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo nuk ishte hera e parë që komuniteti i minatorëve organizohej me kërkesa politike, meqë tre muaj më parë, më 17 nëntor 1988, minatorët e Trepçës marshuan në këmbë nga Stantërgu deri në Prishtinë, me thirrje për t’u përfillur politikisht klasa punëtore. Kurse qysh më 28 shtator 1983, minatorët Xhavit Bajraktari dhe Shyqri Miftari, e kishin shkruar në muret e menzës së punëtorëve parullat “Kosova Republikë” dhe “Trepça është e jona”.

Komiteti Krahinor i Kosovës nuk iu përgjigj kërkesave të minatorëve, teksa përdori të deleguar dhe manovrime mashtruese të ndryshme për t’i dhënë fund grevës. Më 1 mars 1989, minatorët grevistë dolën nga zgafella e tetë dhe e nëntë, miniera u mbyll, kurse 15 minatorë u arrestuan dhe u dënuan me nga 14 muaj burgim. Tre javë më pas, më 23 mars 1989, Serbia ia suprimoi autonominë Kosovës, duke i hapur rrugë instalimit të apart’heidit në Kosovë. Megjithëse kërkesat e minatorëve nuk ishin realizuar, greva e minatorëve në Stantërg, ishte akti i parë i gjerë rezistues që hapi epokën e shkatërrimit të Jugosllavisë të udhëhequr nga Serbia e Millosheviqit, periudhë kjo që kulmoi me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.

I kujtojmë çdo ditë, të gjithë brezat, sepse e kaluara dhe historia jonë, janë themeli i shtëpisë sonë politike: Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Ekstradohet nga Kosova në Maqedoninë e Veriut i dyshuari për trafikim narkotikësh, kërkohej nga INTERPOL-i

Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e parë e Kulturës dhe Turizmit

Nora Arapi Krasniqi emërohet zëvendësministre e parë e Kulturës dhe Turizmit

Lirohet nga akuzat për dhunë në familje një burrë në Pejë

Lirohet nga akuzat për dhunë në familje një burrë në Pejë

Abdixhiku: Refuzimi i thirrjes për Qeveri Uniteti është karikaturë politike

Abdixhiku: Refuzimi i 21 amendamenteve të LDK-së, refuzim i zhvillimit të Kosovës

Haradinaj në 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës: Moment kthese drejt lirisë

Haradinaj në 37-vjetorin e Grevës së Minatorëve të Trepçës: Moment kthese drejt lirisë

Neymar lë të kuptohet se mund të tërhiqet në fund të vitit 2026

Neymar lë të kuptohet se mund të tërhiqet në fund të vitit 2026

Lautaro Martinez mungon për rreth një muaj, rrezikon derbin me Milanin

Lautaro Martinez mungon për rreth një muaj, rrezikon derbin me Milanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën