TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Gjatë këtij mandati kanë dhënë afro 4 mijë bursa për studime në fushat STEM

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Gjatë këtij mandati kanë dhënë afro 4 mijë bursa për studime në fushat STEM

Pas takimit të djeshëm me “STEM Ambassadors”, Kryeministri, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe këshilltarin e tij për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu, ishte i pranishëm në ceremoninë e certifikimit të “EngineeringHER Future”, ngjarje kjo e cila edhe shënon javën e fuqizimit të grave të reja në Inxhinieri.

Në fjalën e tij, Kurti cilësoi se duke u dhënë vajzave shansin për të kontribuar në STEM, ne hapim mundësi të reja për to dhe për mbarë shoqërinë.

“Sot jemi bashkë në këtë ditë të veçantë për këto 50 vajza, që nga ky projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kanë përfituar aftësi dhe njohuri të nevojshme për hapjen e klubeve rinore të inxhinierisë në komunitetet dhe në shkollat e tyre”, u shpreh kryeministri.

Si rrjedhojë edhe e kemi futur si politikë të re qeveritare për vajzat dhe gratë në STEM, vazhdoi kryeministri, duke njoftuar se në vitin 2022 dyfishuan buxhetin për këto bursa në 2 milionë euro, derisa gjatë këtij mandati kanë dhënë gjithsej 3,978 bursa për studime në fushat STEM brenda dhe jashtë vendit.

“Paralelisht, në prill të këtij viti edhe është mbajtur konferenca e parë kombëtare për gra dhe vajza në STEM, STEMinists, organizuar nën patronatin e Kryeministrisë ku janë krijuar edhe kushtet për rrjetëzimin e vajzave dhe grave në këto fusha si dhe për mundësitë për zhvillim profesional.

Në këtë ceremoni ku krahas vajzave, të pranishëm ishin edhe prindër e ekipet e projektit, mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave të tyre, kryeministri theksoi se kjo është një tregues i fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët, me qëllim që të gjithë të sigurojmë progres më të madh arsimor, shoqëror dhe ekonomik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Fuqizimi i vajzave të Republikës së Kosovës në Inxhinieri është synimi parësor i projektit “EngineeringHER Future”, i cili është një nga projektet fituese të thirrjes publike në fushën e rinisë 2023 për individë, e hapur dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit.

Të premten, Kryeministri Kurti, i kishte mirëpritur në ndërtesën e Qeverisë rrjetin “STEM Ambassadors”, të rinj e të reja nga Kosova e Diaspora, të dalluar në fushat STEM.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Gjini shpërthen në kritika ndaj Kurtit: Po ia qet faqen e zezë Kosovës, ka për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan

Aleanca: Për pesë ditë u paguan 11 milionë euro për rrymë, ndërsa qytetarët po përballen me reduktime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtime

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

Galatasaray fiton derbin ndaj ekipit të “shqiptarëve”

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

​Sulmi me armë në Krakov, publikohen detaje për të dyshuarin 25-vjeçar

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Ministri Çeku fton prindërit në Mitrovicë në takim për të diskutuar çështjet e arsimit

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Arsenali triumfon ndaj Hull Cityt, Odegaard vendos fatin e ndeshjes

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Gjilani fitoi dramën ndaj Malishevës

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Vuçiq vazhdon retorikën nacionaliste për Kosovën, kësaj radhe duke kënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën