TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Fehmiu e Xheva vdiqën për atë që jetuan, lirinë e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti: Rezistenca e Jasharajve është trungu i historisë së re të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Fehmi Lladorvci e Xhevë Krasniqi- Lladrovci, ranë heroikisht për lirinë e Kosovës.

Në 26 vjetorin e rënjes së tyre ka thënë se ata ishin një çift që ashtu siç e shikonin njëri – tjetrin me dashuri kishin edhe një synim të përbashkët, lirinë e Kosovës.

“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë; lavd për dashurinë për lirinë; lavd për dashurinë për lirinë e Kosovës. Lavdi Fehmi Lladrovcit dhe Xhevë Krasniqit – Lladrovcit, të rënë heroikisht, këtu e 26 vjet më parë! Ata të dy vdiqën për atë që jetuan: për lirinë e Kosovës. Vdekja e tyre ishte një rënie e njëhershme, ashtu siç jeta e tyre ishte një vepër e përbashkët, kryevepër për dashurinë dhe lirinë. Fehmi Lladrovci (1956) nga Gllanasella e Drenasit dhe Xhevë Krasniqi (1955) nga Drenoci i Malishevës ishin një çift i kulluar, që ashtu siç e shikonin njëri-tjetrin në sy me plot dashuri, bashkë shikonin drejt një synimi, lirisë së Kosovës. Ashtu siç e ka titulluar Fehmiu letrën e tij nga burgu për Xhevën, “DRITA E SYTRIT TIM XHEVË!”, ku ndër tjera ai i ka shkruar Xhevës: “Të përshëndes e të përqafoi nga larg SHPIRTI IM XHEVË! TË DUA SHUMË XHEVË””, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai ka kujtuar edhe dëshmorët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka që u vranë nga forcat serbe bashkë me Fehmihun e Xhevën.

“Më 22 shtator të vitit 1998, gjatë luftimesh me forcat armike serbe në Gradinë, Fehmiu dhe Xheva ranë dëshmorë me dy nga bashkëluftëtarë të tyre, Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatime Hetemi ishte një vajzë me prejardhje nga Bistrica e Shalës së Mitrovicës, e cila qysh në javët e para të luftës në Kosovë, u mobilizua duke e veshur uniformën e UÇK-së, siç shihet në një fotografi bashkë me Xhevën, mbushur me pamje guximi dhe vendosmërie”, ka shkruar Kurti.

 

Tags: Fehmi LladrovciXheve Krasniqi - Lladrovci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vidhet një statujë bronzi nga një varr në Pejë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Beteja për mandatet e rezervuara: Kush mori votat e kujt?

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrje-Dalje në kufi

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Vidhet një statujë bronzi nga një varr në Pejë

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Tre persona kanosin policët në Ferizaj, njëri përfundon në mbajtje

Zhduket një grua në Ferizaj

Zhduket një grua në Ferizaj, policia në kërkim

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Franca, e kujdesshme për një ulje të shpejtë të çmimeve të karburanteve

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit

Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën