TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Faleminderit të gjitha vendeve që më 1999 u përfshinë për çlirimin e Kosovës

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kurti: Faleminderit të gjitha vendeve që më 1999 u përfshinë për çlirimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen e përbashkët shtetërore për nder të Ditës së Çlirimit, me rastin e 24-vjetorit të saj, ku të pranishëm ishin krerët e shtetit, bashkë me udhëheqës të institucioneve vendore e ndërkombëtare, në mesin e tyre edhe Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit tw Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësues të ndryshëm diplomatikë.

Ai e cilësoi këtë ditë si një datë të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës që erdhi pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe luftës për çlirim, vetëvendosje e pavarësi, dhe tha se çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve e humbjeve e vuajtjeve të popullit të Kosovës.

“Pas sakrificës së Jasharajve e luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalua nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit – NATO-ja”, deklaroi ai.

Duke shprehur një falënderim të veçantë për rolin e NATO-s, kryeministri theksoi se historia e popullit shqiptar është e mbushur me heronj dhe heroina.

“Nën çdo okupim e shtypje, kishim kryengritje për çlirim e pavarësi. Sepse ne jemi popull i lirë. Jemi Ilir për nga rrënjët dhe të lirë për nga qenia”, ishin fjalët e kryeministrit.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurt

Shkëlqesia juaj Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës,

Shkëlqesia juaj Fatmir Sejdiu, ish president i Republikës së Kosovës,

Shkëlqesia juaj Atifete Jahjaga, ish presidente e Republikës së Kosovës,

Shkëlqesia juaj, Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Shkëlqesia e juaj, Talat Xhaferi, Kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut,

I nderuari Bashkim Jashari, gjenerallejtënant i Forcës së Sigurisë së Kosovës,

I nderuari Bekim Jashari, përfaqësues i familjes Jashari,

E nderuara znj. Gresa Caka Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,

I nderuari z. Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,

I nderuari Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama,

I nderuari Komandant i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Ristuccia,

Shkëlqesi ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të akredituar në vendin tonë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj,

Sot shënojmë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Një datë e rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës që erdhi pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe luftës për çlirim, vetëvendosje e pavarësi.

Shpërbërja e Jugosllavisë filloi në Kosovë dhe solli edhe fundin e okupimit të Serbisë. Demonstratat e studentëve, greva e minatorëve u shndërrua në lëvizje popullore. U udhëhoq kjo lëvizje nga intelektualë, shkrimtarë e disidentë dhe ish të burgosur politikë që u bënë përfaqësues të luftës çlirimtare.

Çlirimi erdhi pas shumë dhimbjeve e humbjeve e vuajtjeve të popullit të Kosovës; pas sakrificës së Jasharajve e luftës së Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Erdhi pas shumë masakrave dhe një gjenocidi që u ndalua nga aleanca më e madhe ushtarake e botës demokratike dhe historisë së njerëzimit – NATO-ja.

Historia e popullit shqiptar është e mbushur me heronj dhe heroina. Nën çdo okupim e shtypje, kishim kryengritje për çlirim e pavarësi. Sepse ne jemi popull i lirë. Jemi Ilir për nga rrënjët dhe të lirë për nga qenia. Ne e duam fort lirinë. E duam edhe për të tjerët, jo vetëm për vete, sepse siç na e thotë presidenti amerikan Abraham Lincoln: ata që ua mohojnë lirinë të tjerëve, nuk e meritojnë për vete. Prandaj nuk kemi pushtuar e robëruar të tjerët, por kemi ndihmuar të tjerët të çlirohen.

Vërtet ne përpiqemi ta mësojmë historinë edhe me qëllimin që të mos na përsëritet ajo, por me sa duket, historia na merr neve në provim çdo tri, katër apo pesë dekada, për ta testuar edhe ajo veten nëse mund të përsëritet. Luftërat në ish-Jugosllavi, të ndezura dhe të prira nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit dhe e rrethit të tij të errët, shkaktuan gjenocide dhe krime kundër njerëzimit më të llahtarshme në Evropë pas Luftës së
Dytë Botërore. Ashtu siç popujt liridashës atë kohë kishin forcat e tyre të rezistencës, ne shqiptarët e kishim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ashtu siç trupat e ushtrive aleate britanike, amerikane, kanadeze, norvegjeze dhe të tjera, zbarkuan në Normandi më 6 qershor 1944, ashtu edhe pasardhësit e tyre në armë, trupat ushtarake britanike, amerikane, kanadeze, norvegjeze dhe të tjera, zbarkuan në Kosovë më 11 dhe 12 qershor 1999.
Distanca në kohë, muaj për muaj, nga qershori në qershor, ishte saktë 55 vjet. Dhe ashtu siç trupat aleate në Normandi komandoheshin nga një gjeneral britanik Bernard Low Montgomery dhe një gjeneral suprem amerikan Dwight Eisenhower edhe trupat aleate në Kosovë komandoheshin nga një gjeneral britanik me tre yje Michael Jackson dhe një gjeneral amerikan me katër yje Wesely Clark. Ashtu siç 6 qershori është D Day për lirinë e Evropës, 12 qershori është Dita D për lirinë e Kosovës!

Fushata ajrore 78 ditore e bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi dhe ndërhyrja tokësore e trupave të KFOR-it në Kosovë, janë trashëgimtare e asaj bote perëndimore me besim te liria dhe me vlera demokratike, që i kishin dhënë fund Luftës së Dytë Botërore. Ajo nuk mund t’i toleronte skenat e përsëritura të vrasjeve të burrave, grave dhe fëmijëve në Kosovë vetëm pse ishin shqiptarë, si dhe dëbimin e tyre nga trena e kolona të gjata në kuadër të spastrimit etnik që Serbia po kryente në vendin tonë.

Ajo, pra, Bota Perëndimore, nuk mund dhe nuk duhej t’i toleronte masakrat, djegiet dhe shkatërrimet masive në shërbim të gjenocidit dhe kulturocidit që trupat ushtarake e policore serbe po kryenin kundër shqiptarëve. Duke ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, vendet perëndimore respektuan historinë e tyre dhe u treguan besnike të vlerave të tyre themeltare për të luftuar për lirinë, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të ruajtur njerëzoren në vetvete dhe për vete.

Andaj sot nga këtu në Prishtinë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, duke patur përballë edhe ambasadorët e vendeve aleate të NATO-s, më lejoni që në emër të Qeverisë dhe në emër të popullit tonë, t’ju themi ju faleminderit! Ju faleminderit të gjitha vendeve që më 1999 u përfshinë në operacionet ushtarake për çlirimin e Kosovës nga dhuna dhe represioni, nga gjenocidi dhe nga spastrimi etnik që ndër dekada kishte ushtruar Serbia mbi popullin tonë.

Ju faleminderit që na u bashkuat në përpjekjen tonë të gjatë për liri. Ju faleminderit që iu bashkëngjitet rrugëtimit tonë për liri, asaj rruge të skuqur nga gjaku i dëshmorëve dhe martirëve dhe të artikuluar edhe me UÇK, lufta e drejtë e së cilës nuk mund të njolloset e as të shpërfytyrohet, sepse ajo ka vetëm një fytyrë, fytyrën e lirisë.

Të nderuar të pranishëm,

Shkrimtari, ekonomisti e patrioti, Mitrush Kuteli shkruante se unë kam pasur gjithnjë si biri i një populli të vogël një urrejtje të madhe kundër idesë së zezë, popuj mbi popuj ose të mëdhenj mbi të vegjlit por popuj përkrah popujve. Popuj përkrah popujsh të lirë e të barabartë e në paqe, këtë e duam për vetën, këtë e duam për të tjerët, për këtë kemi punuar e luftuar çdo herë e angazhohemi e punojmë edhe sot, çdo ditë.

Ju faleminderit!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gyokeres edhe zyrtarisht i Arsenalit, do të bart numrin 14

Gyokeres edhe zyrtarisht i Arsenalit, do të bart numrin 14

Sancho shumë shpejt zyrtarizohet te Juventusi

Sancho shumë shpejt zyrtarizohet te Juventusi

Xavi nuk do të jetë selektor i Indisë, nuk kishte asnjë kontakt me Federatën

Xavi nuk do të jetë selektor i Indisë, nuk kishte asnjë kontakt me Federatën

Rashica vërshëllehet nga tifozët e Beshiktashit

Rashica vërshëllehet nga tifozët e Beshiktashit

Trump i jep Rusisë ultimatum: 10-12 ditë për të vendosur paqen në Ukrainë!

Trump i jep Rusisë ultimatum: 10-12 ditë për të vendosur paqen në Ukrainë!

A po i vë Albin Kurti ndërkombëtarët para aktit të kryer- flet Kulla

Kulla kritikon PDK-në për mosrikandidimin e Ramiz Lladrovcit: Mos u ankoni nëse fiton VV

Arrestohet një person për kontrabandë me pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro

Arrestohet një person për kontrabandë me pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro

Gruaja në Pogradec që u raportuar se vdiq nga asfiksia, dyshohet se u vra

Gruaja në Pogradec që u raportuar se vdiq nga asfiksia, dyshohet se u vra

iPhone 17 po vjen me ngjyra të reja

iPhone 17 po vjen me ngjyra të reja

Pesë ushtarë izraelit të vrarë dhe 14 të plagosur në Gaza

Raporti i grupeve izraelite të të drejtave: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

OVL e UÇK-së më 7 gusht proteston kundër Gjykatës Speciale

OVL e UÇK-së më 7 gusht proteston kundër Gjykatës Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X