TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Enver Zymberi u vra nga struktura kriminale serbe që asnjëherë deri sot nuk janë zbuluar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kryeminstri Kurti nuk deklaron shifra të sakta rreth Fondit te Sigurisë

Albin Kurti

Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se me 26 korrik të vitit 2011, gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, ra dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, shkruan teve1.info

“Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Në kronologjinë e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, disa data janë të shënjuara edhe me emra të përveçëm, sikur 26 korriku i vitit 2011, kur gjatë një aksioni policor për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës, pati rënë dëshmor pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi. Ai u vra nga struktura kriminale serbe, që asnjëherë deri sot nuk janë zbuluar dhe nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Ushtar i UÇK-së në luftë më 1999, Enver Zymberi ra dëshmor i veshur me uniformën e policisë, në kryerje të detyrës zyrtare dhe në bartje të misionit për shtrirjen e plotë të sovranitetit. Andaj, Enver Zymberi është dëshmor i sovranitetit dhe ligjshmërisë së Republikës së Kosovës, për çka shteti ynë asnjëherë nuk do ta harrojë, sepse Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heq dorë nga sovraniteti i saj dhe as nga shteti ligjor dhe i së drejtës. Dikur, për dekada rresht, shqiptarët kanë rënë dëshmorë për një Republikë të Kosovës që e synonim por që nuk e kishim, kurse tani që e kemi Republikën e Kosovës, ajo ka edhe dëshmorët e përplotësimit dhe ruajtjes së saj, sikur Enver Zymberi. Çdo përvjetor i rënies së Enver Zymberit, rikthen britmat e kujtesës tonë institucionale, për t’i çuar para drejtësisë ata që e vranë dhe për t’i rimenduar mësimet e mësuara nga aksioni i filluar më 25 korrik 2011, aq të nevojshme në rrugën tonë për forcimin e rendit e ligjit dhe për ruajtjen e sovranitetit të plotë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Në nderim të veprës së Enver Zymberit dhe policëve të rënë në detyrë, në mbledhjen e 24-të të Qeverisë, propozuam që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe lavdia e heroit të Republikës sonë, Enver Zymberi!

Tags: albin kurtiEnver Zymberi
ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK: Vendi rrezikon të dërgohet edhe një palë zgjedhje të reja

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thërret konferencë për media

Pas Kosovës Lajçak në Serbi, Konjufca thotë se dialogu ndodhet në një qorrsokak

LVV jep propozimin-Glauk Konjufca kandidat për president

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

LDK: Vendi rrezikon të dërgohet edhe një palë zgjedhje të reja

Haxhiu thotë se e drejta e vetos për Listën Serbe do të përbënte zgjerim të Pakos së Ahtisaarit

Haxhiu thërret konferencë për media

Lëndohet Lobotka, mungon ndaj Kosovës?

Lëndohet Lobotka, mungon ndaj Kosovës?

Pas Kosovës Lajçak në Serbi, Konjufca thotë se dialogu ndodhet në një qorrsokak

LVV jep propozimin-Glauk Konjufca kandidat për president

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Hamza mohon se pati takim me Kurtin, thotë se ende s’kanë ftesë për seancë

Hamza mohon se pati takim me Kurtin, thotë se ende s’kanë ftesë për seancë

Pacolli nxjerrë vendim, ndalohet çdo aktivitet ndërtimor pa leje në Parqet Kombëtare

Pacolli nxjerrë vendim, ndalohet çdo aktivitet ndërtimor pa leje në Parqet Kombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën