Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Arsim Ademin, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kurti sipas komunikatës e uroi Ademin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.
Në ministrinë që drejtohet nga Arbërie Nagavci, zëvendësministër tjetër është edhe Taulant Kelmendi./teve1.info/