Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq po vazhdon ende.
Burime të teve1.info bëjnë të ditur se më herët kishte informacione për përfundimin e takimit, por bëhej fjalë vetëm për një pauzë të shkurtër.
Takimi në Ohër mes Kurtit dhe Vuçiqit po vazhdon nën ndërmjetësimin e përfaqësuesve evropianë.
Pas takimit, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të ketë një konferencë për media, për të dhënë detaje. /Teve1.info/