TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti e vlerëson ta mjaftueshme ndryshimin e masës për mallrat serbe para Procesit të Berlinit

nga Fetije Kamberi
7 Tetor, 2024
0
A A
Kurti mohon se dialogu i ka marrë kohë, thotë se më shumë ju mori gazetarëve

Nga e marta, përmes pikës kufitare të Merdarës mund të hyjnë mallra serbe, por për hyrje të tyre do të ketë kontrolle të shtuara dhe të detajuara nga Dogana e Kosovës. Kështu ka kërkuar Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës gjatë së hënës. I pari i Qeverisë, Albin Kurti thotë se kjo masë e ndryshimit është e mjaftueshme për proceset e ditëve në vijim dhe e njëjta është biseduar me Bashkimin Evropian dhe Gjermaninë.

Nga e marta, produktet serbe mund të hyjnë përmes pikës kufitare në Merdarë.

Mirëpo në hyrje të tyre, do të ketë kontrolle të shtuara dhe detajuara nga Dogana e Kosovës.

Ky ndryshim nga Ministria e Punëve të Brendshme erdhi pas kërkesave të ndërkombëtareve për largim të kësaj mase të ndalimit.

Por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kjo masë është derisa të vijnë skanerët.

“Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi te kontrolli i shtuar, derisa të na vijnë skanerët, në momentin që na vijnë skanerët atëherë do t’i vendosim në të gjitha pikat kufitare por derisa të na vijnë skanerët ne do ta hapim një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar për shkak se masat që i kemi ne janë masa të sigurisë”, tha Kurti.

Kurti thotë se për ndërrimin e kësaj mase kanë folur edhe me faktorin ndërkombëtar dhe e njëjta është e mjaftueshme për proceset që vijnë ditëve në vijim.

“Këta kanë biseduar, kanë negociuar edhe me Bashkimin Evropian në veçanti me Gjermaninë dhe ne besojmë që ndryshimi i masës që e bëjmë është mëse i mjaftueshëm që pasnesër në CEFTA dhe të hënën në procesin e Bernlinit të kemi sukses të plotë”, tha ai.

E të hënën, shefi i ekzekutivit foli edhe për rrugën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe këtë herë, Kurti bëri thirrje për nënshkrim të marrëveshjes.

“Ne e kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë atë, atë që duhet të bëhet është të respektohet ajo. Interesi i Beogradit është të flitet për dialog pa u përmendur marrëveshja. Ajo çfarë insistoj unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mundet ta mohojë që kemi nënshkruar marrëveshje”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masën e ndalimit për produktet serbe më 14 qershor të këtij viti, të njëjtën ditë kur Serbia i ka kidnapuar tre zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovës, i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se Kosova mund të përballet me kërkesa për përjashtim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe masa të tjera ndëshkuese, nëse vazhdon të mbajë ndalimin e importit të produkteve serbe.

Samiti i dhjetë i Procesit të Berlinit mbahet më 14 tetor.

Tags: kurtimasa per mallrat serbeProcesi i Berlinit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Sylvinho bën dy zëvendësime në minutën e 63-të në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Shqipëria dominuese në pjesën e parë,humb penalltinë Manaj

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Vdes motoçiklisti 46-vjeçar nga një aksident në Llugagji të Lipjanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X