TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti e Vitia sot përurojnë Klinikën Emergjente

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti e Vitia sot përurojnë Klinikën Emergjente

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente, ku në tërësi iu janë rinovuar hapësirat.

Përmes investimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, hapësirat e Klinikës Emergjente i janë nënshtruar një renovimi të tërësishëm, hapësira këto që do të jenë më lehtë të qasshme për stafin dhe qytetarët që marrin shërbime.

Bazuar në të dhënat në prokurimin publik vlera e kontratës për rinovim të emergjencës është 779 mijë euro.

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, vazhdon ta ketë barrën kryesore në ofrimin e shërbimeve shëndetësore emergjente për pacientët e Kosovës.

Bazuar në raportin gjashtë mujor të punës, 46 mijë e 769 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore, prej tyre 4 mijë e 770 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme internistike dhe kirurgjike.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, mbi 10 mijë pacientë janë trajtuar në reanimim, 15 mijë ne shërbimin internistik, 7 mijë e 505 raste kirurgjike, mbi 10 mijë pacientë në shërbimin ortopedik.

Po ashtu, për këtë periudhë kohore janë kryer 636 operacione në sallat operative dhe mbi 3 mijë raste në sallën e vogël të intervenimeve.

ShSKUK ka përmirësuar dukshëm furnizimin me barna dhe material shpenzues, ku me prioritet të lartë është furnizuar Klinika Emergjente.

Duhet të theksohet se ShSKUK ka marrë masa bashkë me spitalet e përgjithshme, që rastet emergjente që mund të marrin trajtimin në spitalet e përgjithshme, mos të referohen në QKUK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora dhe Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit

Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora dhe Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit

Murali i Nënë Terezës vendoset në një objekt tjetër, përballë Ministrisë së Ekonomisë

Murali i Nënë Terezës vendoset në një objekt tjetër, përballë Ministrisë së Ekonomisë

Çfarë forme merr sot ideja e bashkimit kombëtar?

Çfarë forme merr sot ideja e bashkimit kombëtar?

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Manchester United pëson tjetër humbje të rëndë, mposhtet 4:0 nga Brentfordi

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Protestuesit rrëzojnë dronin përcjellës në Tiranë                                   

Bayerni ndalet nga Hamburgu, barazon pa gola

Bayerni ndalet nga Hamburgu, barazon pa gola

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

IKKL kërkon në arkivat e Shqipërisë dokumente të reja për krimet e Serbisë në Kosovë

Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora dhe Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit

Kurti në Prekaz: Kruja, Vlora dhe Drenica, trashëgimia e lavdishme historike e 28 Nëntorit

Shehu nuk ndalet në Poloni, shënon sërish dhe feston me shqiponjë në Ditën e Pavarësisë

Shehu nuk ndalet në Poloni, shënon sërish dhe feston me shqiponjë në Ditën e Pavarësisë

19 të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

19 të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë, mes tyre 6 efektivë policie dhe 4 gazetarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën