Kryeministri, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin sot pjesë në përurimin e Qendrës e re të Mjekësisë Familjare në Komunën e Mamushës.
Kështu është bërë e ditur në njoftim nga Zyra e kryemistrit, ku thuhet se ceremonia e përurimit do të mbahet në orën 12:30.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, marrin pjesë në përurimin e Qendrës së Re të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Mamushës”, thuhet në njoftim.