TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti e Osmani shohin ushtrimet e “Defender 25”, thonë se FSK e gatshme për ndërveprueshmëri me ushtritë tjera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë qenë mysafirë sot në “Ditën e Vizitorëve të Shquar” në kuadër të ushtrimit të madh ndërkombëtar “Defender Europe ‘25”. Të dy krerët deklaruan se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka dëshmuar se është një aleat i gatshëm të bashkëpunojë me ShBA-në dhe shtetet tjera.

nga Lindrit Zejnullahu
3 muaj më parë
0 0
A A

Po i shohin nga afër disa prej sistemeve të armatimit që posedon Forca e Sigurisë së Kosovës.

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti po njoftohen me funksionet e armëve nga pjesëtarët e FSK-së.

Reklamë

Pasi panë arsenalin e armatimit të ushtrisë së Republikës krerët e shtetit morën pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Defender Europe 25”.

Komandantja supreme, Vjosa Osmani tha se Forca e Sigurisë së Kosovës e ka dëshmuar se është një aleat i gatshëm të bashkëpunojë me ShBA-në dhe shtetet tjera.

E kryeministri në detyrë përmendi investimin e tyre në armatimin e ushtrisë së vendit.

Derisa përgëzime për ushtarakët e Kosovës pati edhe Shefi i shtabit të ushtrisë amerikane për Evropë dhe Afrikë, Levon Cumpton.

“Aftësia për të realizuar ndërveprueshmëri dhe për të ndërtuar gatishmëri së bashku jo vetëm që siguron siguri dhe stabilitet rajonal, por ka ndikim edhe më të gjerë. Faleminderit që jeni një pritës i mrekullueshëm. Faleminderit për udhëheqjen tuaj këtu në Kosovë dhe është nder për ne të jemi pjesë e këtij bashkëpunimi”, ka thënë Cumpton.

Ndërsa Komandanti i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së ushtrisë amerikane, gjeneral major, Micheal Wegscheider tha se përmes këtyre stërvitjeve është demonstruar ndërveprueshmëri e plotë.

“Heronjtë e vërtetë të kësaj stërvitjeje, ku morën pjesë 18 shtete, janë populli i Kosovës, stafi dhe oficerët e FSK-së nën udhëheqjen e gjeneral Jasharit, si dhe ushtarët e FSK-së që ndodhen 5,000 metra larg në këtë luginë në jug, duke u djersitur dhe duke dëshmuar aftësitë dhe vendosmërinë e tyre të fortë”, ka thënë Wegscheider.

Në këtë ushtrim po marrin pjesë 29 shtete me mbi 25 mijë ushtarë, ku Kosova po merr pjesë me 900 pjesëtarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Osmani e Kurti në të njëjtën agjendë anti-shtet

Berisha: Osmani e Kurti në të njëjtën agjendë anti-shtet

Berisha: Donika Gërvalla ka përdhosur veprën e babait të saj

Berisha: Donika Gërvalla ka përdhosur veprën e babait të saj

Vetëm 14 zjarrfikës përballë dhjetëra fshatrave nën zjarre në Klinë

Vetëm 14 zjarrfikës përballë dhjetëra fshatrave nën zjarre në Klinë

Një jetë në pritje për kthimin e të birit

Një jetë në pritje për kthimin e të birit

Emisioni “Info Nata” 22.08.2025

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Autobusi me turistë në ShBA del nga rruga, ka të vdekur e të lënduar

Ismajli për Kurtin: Pesë vite ka pasur kohë të përgatisë dosje që Lista Serbe mos të certifikohet

Ismajli për Kurtin: Pesë vite ka pasur kohë të përgatisë dosje që Lista Serbe mos të certifikohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X