TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti e Kapetanovic diskutuan për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Kurti e Kapetanovic diskutuan për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka takuar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, për të diskutuar mbi bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të rajonit.

Sipas komunikatës së Qeverisë, Procesi i Berlinit, Tregu i Përbashkët Rajonal (CRM), si dhe Agjenda e Gjelbër, ishin ndër temat kryesore të diskutimit.

I pari i Qeverisë e uroi sekretarin për detyrën e tij të re dhe ritheksoi mbështetjen e Kosovës për RCC-në në promovimin e bashkëpunimit në rajon.

“Duke potencuar rëndësinë e barazisë në organizatat rajonale, kryeministri nënvizoi nevojën për një përfaqësim të drejtë në pozitat drejtuese dhe në stafin e RCC-së dhe inkurajoi organizimin e më shumë aktiviteteve të RCC-së në Prishtinë. Kryeministri shprehu përkushtimin e Kosovës ndaj Planit të Veprimit CRM2 dhe theksoi rëndësinë e progresit në zbatimin e marrëveshjeve të mobilitetit të arritura në kuadër të Procesit të Berlinit, në mënyrë që ato të sjellin përfitime konkrete për qytetarët”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Që nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka filluar zbatimin e njëanshëm të marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime me Bosnje dhe Hercegovinën, e cila ka rritur lëvizshmërinë e qytetarëve të Bosnjës drejt Kosovës.

“Ky vendim kontribuon në rritjen e mobilitetit të qytetarëve dhe bashkëpunimin rajonal. Kryeministri theksoi rëndësinë që Bosnje dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, si një obligim i marrë nga Procesi i Berlinit dhe në funksion të rritjes së lëvizshmërisë mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, por edhe në funksion të thellimit të bashkëpunimit e integrimit ekonomik të rajonit”, thuhet ndër të tjera./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një person në Zveqan, rasti cilësohet “vdekje e dyshimtë”

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në Vërmicë

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në Vërmicë

Veturat e ambasadës në oborrin e qeverisë – A u takua Prattipati edhe me kryeministrin Kurti?

Veturat e ambasadës në oborrin e qeverisë – A u takua Prattipati edhe me kryeministrin Kurti?

Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj

Gjykata Administrative fillon punën më 5 maj

Kremlini thotë se Irani nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake

Kremlini thotë se Irani nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake

Ditari: 03.05.2026

Ditari: 03.05.2026

Gjendet pa shenja jete një person në Zveqan, rasti cilësohet “vdekje e dyshimtë”

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, fiton trillerin e penalltive ndaj Malishevës

Llapi kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës, fiton trillerin e penalltive ndaj Malishevës

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në Vërmicë

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në Vërmicë

Gjysmëfinalisti i katërt i Kupës, vendoset pas penalltive, Llapi barazon në shtesë

Gjysmëfinalisti i katërt i Kupës, vendoset pas penalltive, Llapi barazon në shtesë

Veturat e ambasadës në oborrin e qeverisë – A u takua Prattipati edhe me kryeministrin Kurti?

Veturat e ambasadës në oborrin e qeverisë – A u takua Prattipati edhe me kryeministrin Kurti?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën