Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit prej tyre në territorin e Ukrainës.
“Gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët kosovarë të forenzikës në territorin e Ukrainës, si ndihmë e Republikës së Kosovës për shtetin që ka dy muaj që është nën sulmet e ashpra ushtarake të Federatës Ruse”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
Tutje, ZKM njoftoi se ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi mes Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësaj forme ndihmëse për Ukrainën./teve1.info/