Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, sot do të merr pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Kështu është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit.
Ndryshe, edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku me disa deputetë do të marrin pjesë në ceremoninë shtetërore të varrimit të Kadaresë.