TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti dhe Escobar bisedojnë për rrezikun e konflikteve të mundshme në Ballkan

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti dhe Escobar bisedojnë për rrezikun e konflikteve të mundshme në Ballkan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit Ekonomik të Delfit, takoi Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryeministri u shpreh mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, si dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale.

“U bisedua mbi sukseset e Republikës së Kosovës në ekonomi, me ngritjen e paprecedent ekonomike dhe në drejtësi, me luftimin e korrupsionit dhe grupeve kriminale. Në takim u diskutua edhe rreth zhvillimeve në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon, me theks te invazioni rus dhe agresioni ushtarak në Ukrainë. U diskutua për ndikimin rus dhe rrezikun e nxitjes së konflikteve të mundshme në vendet e Ballkanit Perëndimor. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryeministri potencoi nevojën për kthimin e vëmendjes për sigurinë në rajon dhe investimeve në Kosovë. Ai theksoi renditjen e Kosovës përkrah botës demokratike në sanksionimin e Rusisë, si edhe për gatishmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për të pranuar 5000 refugjatë nga Ukraina”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më thej, në këtë njoftim thuhet se kryeministri Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e integrimit të plotë të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkim Evropian, për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe kontinentin e Evropës.

Po ashtu, në njoftimin e Qeverisë thuhet se i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka konfirmuar mbështetjen e ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Z. Escobar konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, sovranitetin e integritetin e saj territorial dhe synimet e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Tags: Escobarkurti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident mes veturës dhe kamionit në Drenas, vdes një person

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

“Ne flasim shqip”, me protestë studentët shqiptarë kërkojnë provime në gjuhën amtare në Shkup

Përballë shtrenjtimit të naftës, a janë veturat elektrike opsion për qytetarët?

Përballë shtrenjtimit të naftës, a janë veturat elektrike opsion për qytetarët?

PDK-ja do t’i dërgojë në Kushtetuese Ligjin për KPM-në dhe atë për KPK-në

Hamza i është përgjigjur Kurtit për takim: Duhet ta konkretizoni iniciativën e re, që ta shqyrtojmë në organet e partisë

Aksident mes veturës dhe kamionit në Drenas, vdes një person

Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë një dasmë intime këtë verë

Futsall, Kosova publikon listën

Futsall, Kosova publikon listën

Google ngre alarmin: Miliona iPhone mund të hakohen

Google ngre alarmin: Miliona iPhone mund të hakohen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën