TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Berishaj do ta padisë mediumin që ka shpifur për të

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti flet për aksidentin e ministres Hajdari: Në asfalt nuk ka pasur shenja frenimi

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar shkurt në lidhje me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Derisa është pyetur për raportimin e skandalit në Slloveni, ku pretendohet se ambasadori ka qenë i përfshirë, Kurti thekson se Berishaj do ta padisë për shpifje mediumin slloven.

Për ambasadorin e Kosovës në Kroaci është raportuar se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikane slloven, Robert Golob.

“Zëdhënësi ynë i qeverisë e ka dhënë qëndrimin, e po ashtu ambasadori Berishaj me të cilën tregon që ato janë të pavërteta dhe se do ta padis mediumin, i cili ka shpifur asisoj”, deklaroi Kurti për KosovaPress.

Kurti nuk është përgjigjur nëse duhet të shkarkohet Berishaj, deri në momentin që vërtetohet pafajësia e tij.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj këtyre pretendimeve pasi po bëhen edhe në kuadër të të një gare elektorale në Slloveni.

“Ambasadori ynë në Kroaci, Martin Berishaj i ka mohuar akuzat e bëra në drejtim të tij duke paralajmëruar po ashtu edhe padi ndaj mediumit slloven që ka bërë një raportim të tillë. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve që përveçse janë mohuar nga ambasadori po bëhen në kuadër të një gare elektorale në një vend tjetër. Kërkesa për sqarime mbi të vërtetën është gjithmonë legjitime. Si qeveri ne jemi të përgjegjshëm dhe llogaridhënës, por jemi të interesuar për llogaridhënie mbi të vërteta të dëshmuara dhe prova e jo pretendime dhe akuza”, ka shkruar Kryeziu.

Më parë ka pasur reagim edhe nga presidenca, ku thuhet se Vjosa Osmani ka kërkuar sqarim nga ambasadori Martin Berishaj.

“Njoftojmë qytetarët se Presidentja tashmë ka kërkuar, në komunikim me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që nga ambasadori Berishaj të kërkohet raport me shkrim lidhur me artikullin në një medie në Slloveni dhe po ashtu që ambasadori Berishaj të thirret në Kosovë për të sqaruar situatën. Në ndërkohë, sapo të sqarohet situata, Presidentja, bashkërisht me MPJ-në, do të bëjnë vlerësimin lidhur me pozicionin e Ambasadorit ashtu siç e kanë bërë për çdo pozicion tjetër. Është me rëndësi të theksohet se institucionet e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk kanë marrë asnjë informatë nga institucionet e Sllovenisë apo të ndonjë shteti tjetër për involvimin e z. Berishaj në ndonjë vepër penale. Në fakt, z. Berishaj ka dorëzuar dokumentacion nga institucionet e Sllovenisë se nuk ka evidencë penale”, thuhet në reagimin e presidencës.

Tags: albin kurtiAmbasadori BerishajAmbasadori ne Slloveni
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Hamza takon Wallker: Gjithmonë pranë nesh në nderim për viktimat e Masakrës së Reçakut

Berat Gjimshiti mbyll vitin për shkak të lëndimit

Gjimshiti gati për Bilbaon në Champions

Lista Serbe certifikohet për zgjedhjet lokale, reagon LVV

KQZ mban mbledhje, ky është rendi i ditës

Sulmi rus në rrjetin elektrik të Ukrainës lë të vrarë 4 persona

Sulmi rus në rrjetin elektrik të Ukrainës lë të vrarë 4 persona

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e tre të plagosurve në Deçan

Peja nuk luan në ENBL shkaku i orarit vendor

Peja nuk luan në ENBL shkaku i orarit vendor

Pse qajmë nga gëzimi?

Pse qajmë nga gëzimi?

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Maqedonci e njofton komandantin e NATO-s për forcimin e kapacitete të FSK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën