Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes në komunikacion pas aksidentit të së dielës në Skenderaj ku tre persona humbën jetën e pesë të tjerë u lënduan.
Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se beson që shumë shpejt do të kenë një pasqyrë më të plotë për rastin.
“Lajmi për aksidentin e trafikut ku 3 persona humbën jetën në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë na jep dhimbje të madhe. Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë ngjarje trishtuese, duke iu drejtuar familjarëve të viktimave e duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht uroj shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti. Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë”, ka shkruar ai.
Tre persona kanë vdekur e pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së dielës në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, saktësisht në segmentin rrugor në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Katër policë të lënduar nga aksidenti me tre të vdekur në Çubrel të Skenderajt – Detaje të reja







