Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar sot figurën e ish-kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 81-vjeçare.
Kurti ka zhvilluar homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke shprehur respektin institucional dhe personal për kontributin e Dacit në jetën akademike dhe politike të vendit.
Me këtë rast, Kurti ka nënshkruar edhe Librin e Zi, të hapur në nderim të ish-kryeparlamentarit./teve1.info/







