TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti bashkëbisedoi me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti bashkëbisedoi me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës.

Në këtë takim ku të pranishëm ishin edhe ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari  si dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  Arbërie Nagavci, kryeministri Kurti që njëherit është edhe kryesues i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës në Republikën e Kosovës, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë bashkëbisedim.

Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit, është ndërlidhja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në tregun e Punës. Pra, siç sqaroi ai më tej, është se si të bëjmë që për diploma në shkollat tona të kemi vende pune në ekonominë tonë dhe për këtë e kemi përgjegjësinë edhe sektori publik dhe ai privat.

“Ka numër të madh të rasteve në Kosovë ku bizneset kanë më shumë nevojë se sa që ka kërkesë, derisa tha se këtu Qeveria përmes politikave të saj të jap kontributin e saj në zbutjen e këtij hendeku, sepse, siç tha ai, e kemi vërejtur që sa herë flasim për ekonominë përfundojmë duke folur për arsimin, dhe sa herë flasim për arsimin përfundojmë duke folur për ekonominë.  Andaj, vazhdoi kryeministri, edhe kemi arritur në përfundimin që e vetmja gjë më e rëndësishme edhe se ekonomia edhe se arsimi, është lidhja mes këtyre dyjave. Andaj në bashkëpunim të ngushtë me odat ekonomike e tregtare, me shoqatat sektoriale dhe me ndërmarrjet aktive, kryeministri theksoi se këtë vit ka filluar pilotimi i programeve të arsimit dual sipas modelit gjermanofolës në Evropë.

Duke iu referuar studimeve të mëhershme, kryeministri Kurti shtoi se në ndërmarrjet prodhuese në Kosovë më pak se 5 për qind e punëtorëve aftësohen brenda muajit të parë, duke lënë të nënkuptohet se 95 për qind plus të punëtorëve të ndërmarrjeve prodhuese, u duhet më shumë se një muaj që të aftësohen për punën që duhet ta bëjnë. Kjo është një kosto për bizneset tona, dhe rrjedhimisht dhe kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë që si shtet ta marrim barrën e kualifikimit sa më të mirë të fuqisë punëtore”, tha ai, raporton zyra e kryeministrit.

Para të pranishmëve, kryeministri kërkoi nga ta që ta konsiderojnë udhëheqjen e tij në këtë Komitet Ekzekutiv, si dëshmi që e kemi lart në prioritet këtë çështje.

Ndërkaq, Rozeta Hajdari, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, iu drejtua përfaqësuesve ndërmarrës duke vlerësuar se Qeveria me ndihmën e tyre ka arritur hartimin e strategjisë e cila do të bëjë që industria jonë të jetë më e integruar globalisht, e aftë dhe të prodhojë produkte më vlerë të shtuar, duke theksuar se MINT do ta ndihmojë MAShTI-in për identifikimin e profileve të nevojshme për zhvillim më të shpejtë industrial.

“Ne ju falënderojmë që me ju, me imputet e tuaja kemi gjetur jo vetëm vizionin e qartë për transformim industrial deri në vitin 2030, por edhe vullnetin e juaj për të kontribuar në arsimin dhe aftësimin dual”, shtoi ministrja Hajdari.

Ndërkaq, ministrja Nagavci tha se vitin e kaluar  për herë të parë  e kemi filluar implementimin e sistemit dual të mësimit në katër profile që nënkupton se në 51% pra gjysmën e kohës gjatë tri viteve nxënësit do ta kalojnë në biznese dhe se për të qenë të suksesshëm në implementimin e mësimit dual është tejet e rëndësishme bashkëpunimi i ngushtë me kompanitë, me bizneset ku ne do t’i kemi fëmijët tanë në 51% të kohës.

Ministrja bëri të ditur se përveç me ministritë tjera të linjës kanë bashkëpunuar ngushtë edhe me Qeverinë, odat edhe me shoqatat sektoriale përveç se me drejtoritë komunale të arsimit.

Pas këtij takimi, kryeministri po ashtu do të mirëpresë për një bashkëbisedim edhe përfaqësues të bizneseve nga sektori i ushqimit dhe pijeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Një burrë gjendet i vdekur në Kllokot, rasti nën hetime

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Besart Berisha emërohet trajner i Akademisë së Melbourne Victory

Besart Berisha emërohet trajner i Akademisë së Melbourne Victory

Sonte në Suharekë shfaqet komedia “Një dorëzim”

Sonte në Suharekë shfaqet komedia “Një dorëzim”

Bersant Celina flet për Kosovën, shpreson të ftohet në tetor

Bersant Celina flet për Kosovën, shpreson të ftohet në tetor

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën