TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën, i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Kurti: Ballafaqimi me të kaluarën, i domosdoshëm për paqe të qëndrueshme

Kryeministri Albin Kurti gjatë një diskutimi sonte të organizuar nga organizata britanike “Plan for Peace” dhe qendra “Barabar” me temën “Kapërcimi i ndarjes: një bisedë e guximshme”, deklaroi se ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm për një paqe të qëndrueshme dhe të ardhme të suksesshme.

Para të pranishmëve, folësve dhe mysafirëve të pranishëm, në mesin e të cilëve ishte edhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abbot, kryeministri Kurti foli shkurtimisht mbi rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën.

“Ajo është e drejtë individuale e viktimës dhe familjes dhe e drejtë kolektive, por obligim i shtetit dhe qeverisë që të sigurojë që kjo e drejtë të mundësohet dhe realizohet. Kjo do të thotë që institucionet kanë obligim të dokumentojnë krimet përmes instituteve e muzeve të cilat shërbejnë si instrumente të kujtesës kolektive për gjeneratat e ardhshme dhe që ndihmojnë në ngushëllimin e viktimave duke u siguruar atyre që dhimbjet e tyre nuk do të harrohen”, shtoi kryeministri.

Në lidhje me përgjegjësitë e institucioneve, kryeministri Kurti nënvizoi se janë në finalizim të Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, themelimit të Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë, teksa është rritur buxheti i Zyrës së Prokurorit Special në Departamentin e krimeve të luftës në mënyrë që të rriten kapacitetet njerëzore dhe profesionale.

“Kemi plotësuar kornizën ligjore që mundëson gjykimin në mungesë për krime të luftës në përputhje me standarde ndërkombëtare si dhe kemi dyfishuar numrin e hetuesve të krimeve të luftës në Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës”, theksoi Kurti.

Dy çështje tjera që kryeministri Kurti i veçoi në fjalën e tij dhe për të cilat tha se janë në fokusin e Qeverisë, janë dhuna seksuale gjatë luftës dhe të zhdukurit me dhunë.

Ndryshe, ky organizim në fokus kishte bashkëbisedimin ndërmjet Jo Barry, që ka humbur babanë e saj nga një bombë e shpërthyer nga IRA në vitin 1984, dhe Pat Magee, personi përgjegjës për vdekjen e babait të Jo Barry.

Të dy ndanë tregimin dhe këndvështrimin e tyre mbi rolin që dialogu mund të luajë në shërimin dhe ballafaqimin me të kaluarën. Për tash e 20 vjet, Jo Barry dhe Pat Magee vazhdojnë të takohen dhe së bashku kanë folur në mbi 300 raste të ndryshme e në platforma të shumta për rreth botës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Temperatura deri në -4 gradë gjatë fundjavës, në Kosovë priten mëngjese të ftohta dhe mjegull

Protesta për Arlinda Zekajn edhe të dielën, organizatorët: Nuk zmbrapsemi, kërkojmë drejtësi

Rasti i Arlinda Zekajt, të shtunën protestë mbarëkombëtare me gjashtë kërkesa

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Shpresoj që Shiroka-Pula të jetë presidente historike e Kosovës

Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tronditet bota e futbollit, vritet ish-futbollisti brazilian

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon Gjeneralmajorin Osborn, diskutohet siguria në Kosovë

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Zulfaj: BE-ja nuk e vlerëson si sukses stabilizimin e situatës në veri, Kosova i plotëson të gjitha kriteret për statusin kandidat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën