Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvend për seancën konstituive.
Mirëpo, Kurti nuk është përgjigjur nëse i ka votat.
Ndërkohë, Seanca konstituive e këtij institucioni është caktuar të fillojë prej orës 10:00.
Ndryshe, sot (e martë) do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00 ku në rend dite janë 4 pika: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, Betimi i deputetëve, Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizjes Vetëvendosje, të cilës si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit i takon posti i kryetarit të Kuvendit nuk e ka bërë të ditur emrin e kandidatit për këtë postë, ndonëse zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilija Rexhepi ka thënë se ky subjekt politik tashmë e ka emrin./teve1.info/