Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si kampion të paqes, ish-ndërmjetësuesin kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, i cili vdiq të hënën.
Një postim në platformën X, Kurti duke i shprehur ngushëllime familjes dhe popullit të Finlandës, ka thënë se Ahtisaari, ka dhënë kontribut të madh për sigurinë dhe paqen në rajon.
“I pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”, ka shkruar Kurti./teve1.info/
Vdes Martti Ahtisaari, ndërmjetësuesi që propozoi pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën