TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kursi i gjuhës rome së shpejti në Universitetin e Prishtinës

nga Lendrina Kodrolli
29 Korrik, 2023
0
A A
Lista e studentëve që UP-ja i liron nga pagesa e semestrave

Shumë shpejt këtij universiteti do t’ia mësyejnë edhe studentët e komunitetit romë.

Kjo meqë në Qendrën e Gjuhëve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” po planifikohet të hapet një kurs, ku për herë të parë do të mësohet gjuha bazike rome.
Lindita Rugova, dekane në Fakultetin e Filologjisë, përmes një përgjigjje me shkrim thotë se aktualisht gjithçka është në fazën e planifikimit.

“Ende nuk është hapur, vetëm kemi bërë planifikimin. Së pari duhet të i rregullojmë sallat, të gjejmë mësimdhënës. Por nëse arrijmë ta bëjmë gati, do të jemi të lumtur ta ofrojmë. Po punojmë në këtë aspekt, duhet të ua sigurojmë pagesën mësmdhënësit. Po presim që gjatë gushtit me u rregullu sallat e QGJ me infrastrukturë nga IOM dhe UP. Sapo të rregullohen gjatë gushtit, në shtator mblidhemi dhe ju informojmë për hapat e mëtejmë. Të gjitha çështjet janë në fazë të planifikimit ende”, deklaroi ajo.

Mirëpo një nismë e tillë është e mirëpritur nga organizata “Roma Versitas”, qëllim i së cilës është integrimi dhe përfshirja e komunitetit përmes arsimit.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Avni Mustafa thotë sfidë e madhe mund të jetë t’i bindin njerëzit që të ndjekin një kurs të tillë.

“Duke pasur parasysh se sa e vogël është Kosova, mendoj që do të jetë një sfidë e madhe t’i bindim njerëzit që të ndjekin një kurs të gjuhës rome. Për shkak se në Kosovë fliten katër dialekte. Kemi gjuhën rome që flitet në pjesën qendrore të Kosovës, e cila përfshin Plementinën e Llapllasellen. Pastaj kemi romët në Prizren të cilët flasin gjysmë turqisht e gjysmë rome. Kemi edhe romët nga Peja dhe Mitrovica, shumica e të cilëve e flasin dialektin” gurbetski”. Kështu që nuk jam i sigurt se cili dialekt do të përdoret në këtë kurs. Megjithatë besoj se cilido dialekt i zgjedhur do të sjell fakte konkrete tek pjesëmarrësit e kursit”, thotë Mustafa.

Ndërkaq edhe nga njohës të arsimit po vlerësohet e qëlluar.

Drejtori i institutit Ed Guard, Rinor Qehaja thotë se një iniciativë e tillë mund të shërbejë për të ndërtuar komunikimin ndëretnik.

“Ekspozimi i nxënësve të arsimit parauniversitar në gjuhë të ndryshmë të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, prezanton një iniciativë të mirë që ngrit në integritet, nxit për ekspozim të të gjithë të rinjve në etni të ndryshme në kultura të ndryshme që kemi brenda Kosovës , kjo mund të shërbejë po ashtu edhe të shërbejë për të ndërtuar komunikimin e domosdoshëm ndëretnik që e kemi”, bëri të ditur Qehaja.

Mësimi i gjuhës rome është akredituar nga Ministria e Arsimit në Kosovë në vitin 2010, si mësim plotësues dhe zgjedhor për nxënësit e interesuar, vetëm në katër shkolla të Komunës së Prizrenit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Gara për Gjilanin, Pozhari: Arbër Ismajli do të harrohet si emër, ‘marionetë’ e Lutfi Hazirit

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Canaj: Bedri Hamza mund të mos kandidoj për kryetar të Mitrovicës së Jugut

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Me rastin e Kurban Bajramit, Tërnava nesër mban konferencë për media

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Cristiano Ronaldo dërgon Portugalinë në finalen e Ligës së Kombeve

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Chelsea zyrtarizon Liam Delap si lojtar të ri

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Veto në OKB: SHBA-ja bllokon një tjetër rezolutë për armëpushim në Gaza

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Emisioni “Info Nata” 04.06.2025 ‪

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Arrestohet një i dyshuar për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të produkteve të falsifikuara mjekësore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X