Rastet e keqtrajtimit te qenve në Kosovë janë bërë te shpeshta kohëve të fundit.
Madje para disa javësh në Hajvali të Prishtinës disa qenë u gjendën të mbytur, që dyshohet të ketë ndodhur nga njerëzit.
Raste sy ky, e situata të tjera të ngjashme kanë nxitur reagimin e organizatave për mbrojtjen e qenve.
E një ndër to është edhe shoqata “Animals Kosova” e mbështetur nga donatorë Holandezë.
Mirëpo sa po ndihmojnë institucionet në këtë aspekt?
“Për fat të keq nuk ka mbështetje fare as nga pushteti qendror as nga pushteti lokal se që 1 vit e gjysmë, ne po sterilizojmë atje me paret e donatorëve holandez kurse asnjë euro nuk vjen nga asnjë komunë e as nga pushteti qendror e kjo nuk është reklamë e mirë për neve si shtet e si popull pasi që tjerë po japin pare e tonët jo, ne kemi dërgu letër të hapur para 4 jave të gjithëve edhe pushtetit qendror pra qeverisë edhe presidencës edhe të gjitha komunave”, thotë themeluesi i Organizatës Animals Kosova, Sadri Sopi.
Sopi tregoi që ndihmat që marrin nga Holanda janë kryesisht për sterilizim.
“Gjatë këtij viti i kemi sterilizu afër 700 qenë. Ndihmat nga Holanda kryesisht vinë me sterilizim, ne sterilizojm nga një anë pastaj nga ana tjetër ofrohen ndihma të mëdha si në ushqim, kafaze, transportierë çka ju duhet vullnetarëve atje për me iu ndihmu qenëve me i strehu
Edhe aktivistja për të drejtat e kafshëve, Yllka Asimi thotë që situata me qenë nuk ka qenë asnjëherë më e rënduar se tani”.
“Situata e qenve endacak ne Kosove nuk e mbaj ne mend qe ka qene me e rënduar se sa tani tu e pas parasysh gjendjen mentale te njerezve ne vendin tone. Nga institucionet përkatëse nuk ka mbështetje. Qentë endacak si ne, kane ndjejnë, ndjejnë dhembshuri, dhimbje e dashuri andaj duhet ta kene trajtim human ashtu siç e meritojnë”.
E sipas themeluesit të organizatës “Animals Kosova”, vetëm këtë vit i kanë organizuar nga Holanda 8 transporte me ushqime e gjëra për kafshët ndërsa javën që vjen pritet të vijë edhe një transport 24 tonësh me ushqime e ndihma për qentë në Kosovë.
Televizioni është në pritje të një përgjigjeje për këtë çështje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
Kronikë e realizuar nga gazetarja, Jona Kelmendi.



