TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurban Bajrami, lutje për shtensionim të situatës

Në orët e para të ditës së sotme mijëra besimtarë myslimanë iu drejtuan xhamive të vendit për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë, ku Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, foli kundër dhunës në familje, ikjes së të rinjve nga vendi dhe kërkoi që situata në veriun e Kosovës të zgjidhet pa përdorimin e dhunës.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A
Kurban Bajrami, lutje për shtensionim të situatës

Thirrjes së ezanit në orët e hershme të mëngjesit ju përgjigjen shumë besimtarë në Prishtinë. Krejt kjo për të marrë pjesë në faljen e Namazit të Kurban Bajramit.

Shumë nga ta, më vete nga shtëpitë morën edhe sixhadet për falje.

E ata që u zgjuan më herët, zunë vend brenda xhamisë.

Ndërsa ata që flenë më shumë të mërkurën, mbushen oborrin e xhamisë “Sulltan Mehmet Fatihut II”

Jashtë hapësirë të xhamisë, që gjithçka të shkonte mirë, po përkujdesej Policia e Kosovës.

Për shumë xhematlinjë, kjo nuk ishte hera e parë që po marrin pjesë në faljen e Bajramit.

“Vije për çdo Bajram mu fal, i uroj gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e Kurban Bajramit”, tha Veli Gashi, qytetar i Prishtinës.
Këtu nuk munguan as ata të cilët i gëzohen më së shumti festës.

“Unë kom ardh me babin këtu dhe urime Bajramin të gjithëve”, Norik Kastrati, qytetar nga Prishtina
Më tu afruar koha e namazit, xhematlinjët morën edhe instruksionet e fundit.

E në orën 5:38, erdhi edhe koha e faljes.

Pas namazit, të pranishmëve iu drejtua Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Dukuri tjetër që më së shumti kërcënon shoqërinë është dhuna brenda familjes. Ajo në të shumtën e rasteve mbahet e fshehtë dhe në shumë raste mbetet e padukshme, e strukur në harresë dhe si e tillë mbetet e padënueshme, ngase tek ne fatkeqësisht mbretëron mendësia se kjo është pjesë e jetës private”, tha Tërnava

Ai nuk la pa përmendur as gjendjen e krijuar së fundmi në Veriun e vendit.

Për këtë tha se dhuna nuk është zgjidhje.

“Tash e sa muaj në veri kemi tensionim të gjendjes. Qeveria dhe institucionet ndërkombëtare duhet të kontribuojnë edhe më shumë, në të gjitha mundësitë e tyre në shtensionim të situatës dhe uljen e tensioneve. Të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut, larg nga përdorimi i dhunës”, u shpreh myftiu.

Më përfundimin e ligjëratës, filluan edhe urimet.

Por, çfarë këshillojnë hoxhallarët për këtë ditë feste?

“Përveç ceremonisë së faljes së Kurban Bajramit, në këtë ditë ata që kanë mundësi e prejnë Kurbanin, i vizitojnë familjarët, dhe në këtë ditë është e preferuar që të përmendet shpesh madhërimi i Zotit”, tregon imami Bashkim Mehani.

Në manifestimin qendror të Kurban Bajramit të mërkurën, nuk u pa asnjë nga krerët e shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

Rrustemi: Kurti 3 është çështje kohe, Abdixhiku i angazhuar që Kosova të mbetet pa qeveri

“Kemi prishur kumari”- Rrustemi: Po të ishte situata në veri si para 4 vjetëve, s’do të ishte problem formimi i qeverisë

“Kemi prishur kumari”- Rrustemi: Po të ishte situata në veri si para 4 vjetëve, s’do të ishte problem formimi i qeverisë

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Subjekti ku vdiq punëtori në Prizren ishe gjobitur dy herë dhe i ishte pezulluar puna

Rugova: Qasja e Abdixhikut e gabuar, ka pakënaqësi në kryesi, grup parlamentar dhe në degë

“InfoNata” 29.10.2025

Liderët politikë përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria

Liderët politikë përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria

Rugova: Albin Kurti e futi opozitën në kurth, edhe LDK-në

Rugova: Albin Kurti e futi opozitën në kurth, edhe LDK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën