TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurani në zemrën e 75-vjeçares

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Kurani në zemrën e 75-vjeçares

Ndonëse në moshën 75 vjeçare, Hazbije Peja ka nisur të mësojë librin e Kuranit me përkushtim të madh pranë xhamisë së madhe në Prishtinë. Interesimi për të mësuar këtë libër po shtohet çdo herë e më shumë nga gjenerata të ndryshme.

Këndimin e Librit të Shenjtë po e bën me gjithë shpirt.

E pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Hazbije Peja vjen në kursin e Kuranit çdo javë.

Ndonëse 75 vjeçare, vullneti i saj për mësim/besim është i madh.

Ndërsa dëshirën për të ditur leximin e tij e ka pasur që nga fëmijëria.

“Unë si e vogël kam pasë dëshirë me mësu se jam e Vushtrrisë e kah kam kalu kah xhamia gjithmonë aty kanë mbajtë kurse çikat e reja më herët. Kur i dëgjoja t’u këndu ilahia më vijke lezet ashtu edhe mue”, tha Hazbije Peja.

E gjatë këtij muaji të bekuar, Peja e përfundoi dy herë leximin e Kuranit.

“Knaqna, sa herë ta lexoj kënaqna, edhe gjithë edhe fëmijëve ju them çikave kur jam t’u lexu, mos me pengoni. S’kam qejf me m’pengu, se e du shumë, e du më shumë se krejt jetën teme. E du shumë Kuranin. Kjo është drita e shpirtit tem”, u shpreh zonja Hazbije.

E fillestare në leximin e Kuranit është edhe 66 vjeçarja, Arife Zejnullahu.

“T’drejtën me ju thanë ka qenë shumë vështirë, ka pasë edhe raste që shumë herë kam dashtë me ndërpre…Besoni që për që filloj edhe me Kuran, shumëkush prej familjarëve të mi po habitet, disa s’po besojnë, qysh po arrin a ke mësu, a është e mundur që po din”, deklaroi Arife Zejnullahu.

E interesimi për të mësuar Kuranin po shtohet çdo herë.

“Interesimi është shumë i madh dhe jemi të kënaqur. Ka ndryshu prej viteve të para dhe interesimi është rritë çdoherë. Moshat i kemi prej moshës gjashtë vjeçare deri në moshën 80 vjeçare kemi të interesuara të cilat kanë viju mësim/besimin pranë Këshillit të Prishtinës”, deklaroi mësuesja e Kuranit, Kadrije Dragusha-Ademi.

Kursi për mësimin e Kuranit për gra mbahet dy herë në javë dhe është i ndarë në katër grupe, varësisht nga avancimi i mësim/besimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Veteranët e UÇK-së kërkojnë ndryshimin e ligjit: Pensioni t’u njihet edhe atyre që punojnë në sektorin publik

Veteranët e UÇK-së kërkojnë ndryshimin e ligjit: Pensioni t’u njihet edhe atyre që punojnë në sektorin publik

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën