TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kur pritet të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në disa lagje të kryeqytetit?

Tash e tre ditë banorët e lagjes “ Bregu i Diellit”, në Prishtinë kanë mbetur pa ujë. E me reduktime të ngjashme të ujit thonë se janë përballur edhe në të kaluarën banorët e kësaj zonë. Ata kërkojnë që për çdo prishje të njoftohen me kohë nga KRU “Prishtina”. E në anën tjetër nga KRU “Prishtina” thonë se shumë shpejtë pritet që të sanohet problemi dhe të filloj furnizimi i rregullt.

by Fëllënza Krasniqi
4 muaj ago
1
A A
Kur pritet të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në disa lagje të kryeqytetit?

Ka tre ditë që nuk kanë ujë.

E thuajse çdo njëri po detyrohet të blejë.

Kësisoj, banorët e lagjes “ Bregu i Diellit” në Prishtinë po furnizohen tash e ca ditë.

E të mllefosur janë edhe për faktin që nuk po njoftohen me kohë për problemet.

“Shumë, jo për pijë se për me pi e blejmë nuk është problem, por për gjërat elementare ditore. Unë për vete nuk jam tu e kuptuar se si në shekullin e XXI, që 24 orë ndërpritet uji dhe banorët nuk kanë asnjë njoftim. Sot kemi pasur që nga ora 07:00-09:00 e tash në momentin që po flasim nuk kemi ujë”, shprehte Nurije Ferati -qytetare.

Edhe Tahir Deramaku është i brengosur për këtë çështje duke potencuar se pa ujë vështirë të ia dalin.

“Po më thotë reja, ujë nuk kemi hiç e unë i thash se çka u bë kështu, e dje gjithë ditën nuk ka pas e për natën a ka ardh nuk e di. Tani sot prapë erdh një orë a dy edhe më prej atëherë nuk ka hiç ujë. Pa ujë nuk jetohet. Po blejmë ujë me bidon kështu çka me bo”, thotë ajo.

Telashet shtohen edhe më shumë për qytetarët pasi thonë që uji mungon në pikun e verës.

“Është shtirë sidomos për higjienën personale për shkak se për pije mundet me u bo zgjidhje, mirëpo është shumë e vështirë, është e papërballueshme. Ka tri deri në katër vite që ka probleme të tilla që ndalet sidomos gjatë verës do të thotë ka shumë pak furnizim të bollshëm edhe konstant”, shprehet një tjetër qytetar.

Ndërsa edhe nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina” e pranojnë se ka pasur destabilizim me ujë, por sipas tyre së shpejti pritet që të kthehet furnizimi i rregullt te qytetarët.

“Realisht kemi pasur një destabilizim të gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm në impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj. Impiant ky që e merr ujin nga kanali i Iber-Lepencit për të trajtuar dhe dërguar pastaj te konsumatorët. Mirëpo për shkak të disa punimeve teknike në kanalin e Iber- Lepencit që po behët për një riparim më të mirë uji është turbulluar dhe ka qenë e pamundur të trajtohet në këtë impiant. Ky impiant ka qenë jashtë funksionit, ndërkaq ditën e djeshme në orët e pasdite ka filluar të stabilizohet, mirëpo efekti po ndihet edhe ditën e sotme, në shumë zona të kryeqytetit sidomos në lagjen : “Arbëria”, “ Rruga C”, “Bregu i Diellit”, por po shpresojmë që shumë shpejtë do të stabilizohet dhe do të kthehet furnizimi i rregullt”, ka thënë Mjeku.

Nga ky destabilizim kanë pësuar edhe banorët e Fushë Kosovës dhe Drenasit ditë më parë, por atyre i është kthyer furnizimi gjatë së dielës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Tentim vrasje në Drenas, theret me thikë një person – Arrestohet një 29 vjeçar

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

IKD kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë

Arinjtë dëmtojnë një varrezë në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Kurti dhe Maqedonci pranojnë dronët turk “SkyDagger 15”

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Tentim vrasje në Drenas, theret me thikë një person – Arrestohet një 29 vjeçar

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj Flotiljes së Lirisë si akt piraterie dhe kërkon lirimin e aktivistëve

Turqia dënon sulmin izraelit ndaj Flotiljes së Lirisë si akt piraterie dhe kërkon lirimin e aktivistëve

Vendimet që i mori sot Qeveria në detyrë

IKD kërkon hetim nga Prokuroria Speciale për vendimet e fundit të Qeverisë në detyrë

Përleshje në Athinë gjatë protestës pro-Palestinë

Përleshje në Athinë gjatë protestës pro-Palestinë

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Osmani dekoron Infantinon me “Medaljen e nderit”

Arinjtë dëmtojnë një varrezë në Bllacë të Suharekës, i futen në pronë edhe një banori

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën