TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kur nuk ndihet dora e shtetit, qytetarët bëhen viktima të tregtarëve të pandërgjegjshëm

nga tëvë1
25 Gusht, 2022
0
A A
Kur nuk ndihet dora e shtetit, qytetarët bëhen viktima të tregtarëve të pandërgjegjshëm


Shkruan: Agron Halitaj

Dy vjet më parë, kur e gjithë bota u izolua nga armiku i padukshëm – virusi korona, letra e një vajze italiane ia doli të bënte xhiron e botës. Si qytetare e një vendi që i ka dhënë shumë njerëzimit, ajo i “falënderonte” fuqitë e mëdha që në kohën më të ligë ia kishin kthyer shpinën Italisë sa që as maska të thjeshta për t’u mbrojtur nga virusi nuk ua dërgonin italianëve.

Ajo ia kujtonte Macronit të Francës, Trumpit të ShBA-së, Merkelit të Gjermanisë e Johnsonit të Britanisë së Madhe se italianët kanë shpikur bankat, universitetet, arkitekturën, inxhinierinë, astrofizikën, kalendarin, muzikën dhe se nga gjiri i tyre kishin dalë Kolombo, Marko Polo, Leonardo da Vinci, Mikelanxhelo, Ticiani, Rafaello, Galileo, Çezari, Dante … Por, liderët e shteteve të cilave ajo u drejtohej merreshin me punët e veta, bënin strategji e merrnin masa për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vet. Solidariteti kishte rënë në pikën më të ultë.

Mbase kriza e pandemisë së koronavirusit u ka shërbyer si mësim qeverive të shteteve të huaja, se si nuk duhen varur krejt shpresat në mbështetjen nga jashtë, por se duhen bërë përgatitje për të mos lejuar që të përsëriten pamjet e ngjashme me ato të vitit 2020, kur qytetarët e humbin njerëzoren dhe gjithsecili lufton për të siguruar artikujt esencialë- ekzistencialë.

Siç duket, këtë mësim nuk e kanë mbajtur mend, ose nuk e kanë kuptuar si duhet pushtetarët në Kosovë.

Raftet e zbrazëta me miell e vaj – apo edhe pjesërisht të mbushura, por me çmime përtej çdo norme të fitimit të lejuar – u kthyen sërish në ekranet televizive, në portale dhe në mediet sociale. Gjatë pandemisë veçse ishte vërtetuar se janë të kota thirrjet për të mos ngarendur për të blerë artikuj ushqimorë me shumicë. Është parë se qytetarët më pak i dëgjojnë apelet e pushtetarëve, e shumë më tepër ndikohen nga veprimet e shoqi-shoit, sepse kur futesh në dyqan dhe i sheh të tjerët duke u furnizuar përtej nevojave ditore, apo edhe mujore, instinkti të shtyn të veprosh njësoj.

Izolimi disamuajsh, e më pas edhe daljet me kufizime, i kanë shtyrë qytetarët që të mendojnë më shumë kah e ardhmja, të përcaktojnë prioritetet dhe t’i zvogëlojnë pritjet për mbështetje nga jashtë – edhe nga vet shteti. Kjo për faktin se kriza e pandemisë pos tjerash shpërfaqi paaftësinë e pushtetarëve tanë për të menaxhuar situatën. Qytetarët e Kosovës mbetën të vetmit në Evropë, që nuk kishin mundësi të vaksinoheshin – si pasojë e neglizhencës e inateve mes të larguarve dhe të ardhurve në pushtet.

Kapaciteti shtetëror, besimi social dhe udhëheqja, siç thotë Francis Fukuyama, janë tre faktorët që ndikojnë në dhënien e përgjigjeve pozitive gjatë krizave. “Vendet me aparat kompetent shtetëror; me qeveri së cilës i besojnë dhe e dëgjojnë qytetarët; dhe me udhëheqësi efektive – kanë pasur reagim mbresëlënës, duke i kufizuar dëmet që ato kanë pësuar nga koronavirusi. Ndërkohë, vendet me shtete jofunksionale, shoqëri të polarizuara ose udhëheqje të dobët kanë reaguar dobët, duke i lënë qytetarët dhe ekonomitë e tyre të ekspozuara e më të prekshme ndaj virusit”.

Prandaj, sot, nëse shihen qytetarët duke bërë turrë për t’u furnizuar me artikujt esencialë ushqimorë, nuk e bëjnë këtë nga frika se lufta e nisur në Ukrainë do të bartet edhe në Kosovë, por e bëjnë nga droja se nga lufta atje për një kohë do të ketë krizë ekonomike në Evropë që, pashmangshëm, efektet e saj do të ndihen për një kohë edhe në Kosovë. Droja shtohet kur qytetarët e shohin qeverinë duke mos i vënë në funksion mekanizmat e kontrollit të çmimeve dhe duke mos ndërmarrë masa konkrete për ta zbutur krizën ekonomike e sociale.

Paniku nuk mënjanohet me apele, as me moralizime, e hiç se hiç me folklorizëm patriotik, por me veprime institucionale. Qytetarëve nuk duhet t’ju fyhet inteligjenca, e as nuk duhen bërë përgjegjës për panik. Panikun e krijon Qeveria me mosveprim apo edhe me deklarata të ministrave se kemi rezerva të miellit edhe për dy muaj. Në kohë krizash, kur nuk ndihet dora e shtetit, qytetarët bëhen përherë viktima të tregtarëve të pandërgjegjshëm! /teve1.info/

 

Tags: cmimi i miellitNgritja e cmimeveProdktet ushqimorevaji
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Ekskluzive: KFOR-i hap tri rrugë ilegale në veri, policia paralajmëron sërish mbylljen

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Mitrovica dhe Dukagjini në finale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

Vizita e Starmer në Tiranë, nis një kapitull i ri i marrëdhënieve Britani – Shqipëri

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

“Këndi i Debatit” 15.05.2025

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

S’ka marrëveshje nga takimi i parë i presidentes me partitë politike shqiptare

Çka ndodhi në takimin e presidentes me liderët e partive politike?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X