TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kur mund të tërhiqen trupat e NATO-s nga Kosova?

Një medium gjerman raportoi të mërkurën se pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin trupat nga Kosova. Mirëpo në një përgjigje për tëvë1 nga Aleanca Veriatlantike mohojnë një pretendim të tillë. E kjo vlerësohet se është konfuzion i krijuar pas bisedimeve Trump – Putin.

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
1 0
A A

Po e patrullojnë secilin cep të territorit të Kosovës.

Njësoj, si këtu në pjesën veriore, trupat e aleancës veri atlantike të NATO-s do të vazhdojnë angazhimin e tyre në Kosovë për garantimin e sigurisë.

Vet NATO-ja,  aleanca ushtarake më e fortë në botë, në një përgjigje për Tëvë1 ka demantuar raportimet e mediumit gjerman “Bild” se po përgatitet tërheqja e trupave amerikane në kuadër të KFOR-it nga Kosova.

“Si pjesë e kësaj, ShBA-ja e ka bërë të qartë gjithashtu pritjen e saj që aleatët e NATO-s të bëjnë më shumë, të investojnë më shumë dhe të prodhojnë më shumë në mbështetje të sigurisë sonë të përbashkët. NATO po përshtatet vazhdimisht me një mjedis në ndryshim. Kjo është pjesë e asaj që duhet për të qëndruar gati”, thuhet nga NATO

Më tutje, në përgjigje u tha se angazhimi i NATO-s për stabilitet në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet tutje.

E koloneli në pension i FSK-së vlerëson se veprime të tilla tentojnë të përhapin konfuzitet për shkak të zhvillimeve në Evropë pas bisedimeve mes dy fuqive botërore, SHBA-RUSI.

“Disa shtete në lindje të Evropës ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik, dhe fjala ishte për këto pjesë që të tërhiqet NATO nga këto shtete dhe jo edhe nga Ballkani ku situata është krejt më ndryshe sesa ajo që është në lindje për shkak se edhe interesat ruse në atë pjesë janë krejt më ndryshe sesa në Ballkan, ndonëse edhe Ballkani është edhe një pikësynim i tyre”, thotë Hysen Gecaj- kolonel në pension i FSK-së.

Kurse ish-oficeri i forcave ajrore, Ismet Ibishi tregon se kur mund të ketë tërheqje të trupave të NATO-s.

“Në një periudhë jo të lartë edhe ushtria jonë do të jetë pjesë e ombrellës së NATO-s. Atëherë mund të llogartiet në tërheqjen e pjesshme të forcave të NATO-s duke u kompensuar me forca vendore, por kjo me siguri do edhe një kohë derisa të përfundojnë të gjitha ato trajnime aftësime të kuadrit tonë vendor gjegjësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Ibishi.

Nga NATO u tha po ashtu se vazhdojnë të japin kontributit brenda KFOR-it me rreth 600 trupa në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi

Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi

Një person në Kaçanik rrah të dashurën e tij, arrestohet

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Pejë

Nëntë banues dhe një zjarrfikës lëndohet nga zjarri që shpërtheu në një banesë kolektive në Ferizaj

Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dyshuari

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Parashikimi i motit për sot

E diela e vranët, me reshje shiu dhe bore në zonat malore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën