TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kupchan: Sulmi në Banjskë në përmasa të rrezikshme

Në një interviste për TËVË1, ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuar, Charles Kupchan, ka thënë se sulmi në Banjskë ka rrezikuar të shkojë në përmasa më të rrezikshme. Ndërsa thekson domosdoshmërinë që grupi paramilitar serb, duhet të dalë para drejtësisë. Sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kurse vendimin e BQK-së e ka quajtur, të duhur por edhe provokues.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kupchan: Sulmi në Banjskë në përmasa të rrezikshme

Sulmin terrorist të 24 shtatorit po e sheh si shumë të rrezikshëm.

Ish-këshilltari në administratën e presidentin Barack Obama, Charls Kupchan, në një intervistë për Tëvë, këtë sulm po e vlerëson të tmerrshëm dhe me potencial për dhunë me përmasa të gjëra.

“Nuk ka dyshim që individët përgjegjës për sulmin në Banjska duhet të dënohen, dhe presioni duhet të bëhet në autoritetet serbe të bëjnë çka është e nevojshme, për të mbajtur përgjegjës ata njerëz. Ishte sulm i tmerrshëm, me potencial për të kaluar në një dhunë me përmasa më të gjera, pamë reagimin e NATO-s duke shtuar numrin e forcave brenda Kosovës, një shenjë e qartë që NATO është e shqetësuar për përhapjen e dhunës. Pra ky ishte një moment shumë i rrezikshëm, dhe personat përgjegjës duhet të japin llogari”, ka deklaruar ai.

Charles Kupchan, ka folur edhe për marrëveshjen e Ohrit,  ku thotë se SHBA dhe BE duhet të bëjnë presion ndaj dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e saj.

“Mendoj që BE-ja dhe SHBA-të që tash po punojnë ngushtë, duhet të bëjnë presion mbi të dy palët, sepse të dy palët ndajnë fajin, që nuk kanë përparuar drejt normalizimit, e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar ai.

Charles Kupchan në këtë intervistë për Tëvë1, thotë se vendimi i fundit për dinarin, u morë në një moment kritik të politikët midis Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse sipas tij, Kosova me të drejtë po insiston që valuta e vetme të mbetet euroja.

“Mendoj që kryeministri Kurti ka çdo të drejtë politike dhe ligjore, që serbët në veri duhet të përdorin euron, ashtu si këtu në Shtetet e Bashkuara, ku ata që jetojnë në Floridë përdorin dollarin. Por në kontekst të një momenti delikat kur Serbia dhe Kosova, shpresojnë, po provojnë të mbështesin Marrëveshjen e Ohrit, unë mendoj që veprime të këtilla nuk janë të dobishme, por panevojshëm dhe provokuese.”

Sipas profesorit amerikan për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po luajnë rolin e nacionalizimit në vend që të merren vendime siç thotë, të vështira.

“Kam besim që në fund, Kosovën dhe Serbinë të pajtohen dhe normalizojnë marrëdhëniet. Në mendjen time është pyetje ‘kur’ do të ndodhë kjo, e jo ‘nëse’ do të ndodhë kjo. Mendoj që është një moment kur të dy, edhe Kurti, edhe Vuçiq, duhet të dëshmojnë kurajë politike, të bëjnë zgjidhje dhe lëshime të rënda, por në vend të kësaj çfarë po shohim është se po luajnë rolin e nacionalizmit, e që nuk është e dobishme”, thotë ai.

Debat të ashpër pati në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, midis kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, profesori nga universiteti Georgtown e vlerësoi debat të nxehtë pas një sërë vendimesh nga qeveria e Republikës së Kosovës.

Kronikë nga gazetari: Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbrojtjes në Kosovë dhe fabrika e municionit

Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbrojtjes në Kosovë dhe fabrika e municionit

Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar

Haxhiu dekreton 17 gjyqtarë me mandat fillestar

BQK përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë

BQK përfshin arin në portofolin e rezervave për herë të parë

Shtatë të arrestuar për shpronësime të paligjshme në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri

Arrin në 11 numri i të vdekurve nga zjarri në kompleksin tregtar në Iran

Më pak se katër orë deri në mbylljen e vendvotimeve

Hapet afati për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës

Për shkak të punimeve, sot ndërpritet përkohësisht qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc

Mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” në lagjen Arbëria për shkak të punimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën