TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kupchan: Po flitet për një formë autonomie për serbët në Kosovë

Charles Kupchan, nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë vlerëson se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme për normalizimin e raporteve. Ai mes tjerash ka folur edhe për pikën shtatë të marrëveshjes, ku tregon se po bëhet fjalë për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë.

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kupchan: Po flitet për një formë autonomie për serbët në Kosovë

Kosova dhe Serbia në takimin e fundit që zhvilluan në Bruksel u pajtuan për propozimin e Bashkimit Evropian, megjithëse në dokument mungojnë nënshkrimet e liderëve shtetëror.

Charles Kupchan, nga Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, thotë se dyja vendet kanë bërë një hap madh për t’i normalizuar raportet mes vete.

Reklamë

Sipas tij në këtë marrëveshje palët trajtohen në mënyrë të barabartë, edhe pse nuk parashihet njohja de-jure e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Kosova dhe Serbia shënuan progres të madh kur u pajtuan me propozimin e Bashkimit Evropian, të cilin e mbështesin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht se akoma nuk është nënshkruar. Kjo është marrëveshja me e mirë që iu është ofruar shteteve për një periudhë shumë të gjatë. Në këtë marrëveshje palët trajtohen në mënyrë të barabartë, ku respektohen simbolet kombëtare, integriteti territorial dhe shkëmbehen misionet diplomatike. Në këtë fazë nuk parashihet njohje de-jure për Kosovën, megjithatë kjo mund të ndryshojë në të ardhmen”, thotë Kupchan për Tëvë1.

Profesori amerikan nuk e sheh si problematike pikën e shtatë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kupchan thotë se një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë nuk e rrezikon sovranitetin e vendit.

“Në pikën shtatë të marrëveshjes flitet për një formë autonomie për komunitetin serb, megjithatë nuk e shoh si shumë problematike. Normalisht që duhet treguar kujdes për çdo pikë të marrëveshjes, por nuk mendoj se do të rrezikohet sovraniteti i Kosovës, sepse të tilla modele ka nëpër shume vende të botës. Prandaj jam shumë i bindur se për këtë çështje do të arrihet një pikë e mesit nga Kryeminstri Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Është koha që të dyja shtetet të ecin para dhe kjo marrëveshje është një formulë shumë e mirë”, thotë ai.

Së fundmi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u betua se nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës, as de-fakto e as de-jure.

Kronika e realizuar nga gazetari Shpat Blakçori

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Murati: Opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, nuk ka Komision për të ndarë buxhetin e RTK-së

Prattipati pret në takim përfaqësues të Listës Serbe, u kërkon pjesëmarrje në institucionet e Kosovës

Prattipati pret në takim përfaqësues të Listës Serbe, u kërkon pjesëmarrje në institucionet e Kosovës

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Plan sekret për mbikëqyrje: Serbia zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës, a preket Kosova?

Lavrov arrogant, me simbol të Bashkimit Sovjetik në samitin e Alaskës

Lavrov arrogant, me simbol të Bashkimit Sovjetik në samitin e Alaskës

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Mbyllet pikëkalimi në Glloboqicë për shkak të përhapjes së zjarreve

Idetë e reja të Alonsos për Mbappen mund të mos i pëlqejnë Viniciusit – zbulohet se çfarë i lejohet francezit të bëjë

Idetë e reja të Alonsos për Mbappen mund të mos i pëlqejnë Viniciusit – zbulohet se çfarë i lejohet francezit të bëjë

Jadon Sancho i thotë po transferimit te Roma

Jadon Sancho i thotë po transferimit te Roma

Dy të plagosur nga sulmi me armë pas namazit të xhumasë afër një  xhamie në Suedi

Dy të plagosur nga sulmi me armë pas namazit të xhumasë afër një xhamie në Suedi

Një gjyqtar me prejardhje shqiptare, ndan drejtësinë në ndeshjen Drita – Differdange, në Play-Off të Conference League

Një gjyqtar me prejardhje shqiptare, ndan drejtësinë në ndeshjen Drita – Differdange, në Play-Off të Conference League

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X