TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington, thotë se vendimi i Shteteve të Bashkuara për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, është një rezultat i drejtpërdrejtë i frustrimit të grumbulluar ndaj veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak”, thotë Kupchan.

Ai shton se ky veprim synon të ushtrojë presion mbi udhëheqësit e Kosovës – veçanërisht mbi Kurtin – që të veprojnë në mënyrë konstruktive, të formojnë një qeveri dhe të riangazhohen në dialogun me Serbinë.

Kupchan thekson gjithashtu rëndësinë e kompromisit dhe të negociatave me mirëbesim midis të gjitha partive politike në Kosovë, për të rivendosur stabilitetin dhe për të ecur përpara.

“… kjo tregon se Uashingtoni po i ndjek ngjarjet dhe do të bëjë atë që gjykon se është e nevojshme, për të parandaluar paqëndrueshmërinë përpara se të ndodhë”, thotë Kupchan.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Kupchan, sa i rëndësishëm është vendimi i Uashingtonit për të pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën?

Charles Kupchan: Mendoj se kjo është një çështje serioze, sepse rajoni ka nevojë për më shumë angazhim nga SHBA-ja, jo për më pak.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, për një kohë të gjatë, nuk ka avancuar. Me ndryshimin e administratës në Uashington, kishte shpresë se presidenti [Donald] Trump – ashtu si gjatë mandatit të tij të parë – do të mund të riangazhohej në Dialogun Strategjik me Kosovën, në përpjekje për të ndërmjetësuar normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Dhe, tani, kemi një njoftim nga Ambasada [amerikane] në Prishtinë, që në thelb thotë: po tërhiqemi, po e pezullojmë Dialogun Strategjik.

Në shumë aspekte, kjo është një shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë në Kosovë, e cila praktikisht ka qenë në detyrë që nga zgjedhjet në fillim të këtij viti.

Por, po ashtu, është rezultat i një frustrimi të grumbulluar: janë dashur disa muaj për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, tani Kurti fyen Gjykatën Kushtetuese. Para zgjedhjeve, Kurti ka marrë vendime për një gamë të gjerë çështjesh – nisur nga ndalimi i dinarit serb deri tek instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri apo mosçuarja përpara e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ka një perceptim të gjerë këtu në Uashington dhe në Evropë se Qeveria në Kosovë nuk po ndihmon në përmirësimin e situatës.

Ndaj, mendoj se pezullimi i Dialogut Strategjik është një shenjë pakënaqësie dhe frustrimi.

Radio Evropa e Lirë: Ambasada amerikane tha se veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Kurti, “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë”. Sa i fortë konsiderohet ky paralajmërim në Uashington?

Charles Kupchan: Është një paralajmërim i fortë. Por, nuk mendoj se është ndryshe nga disa deklarata të bëra gjatë administratës së [presidentit Joe] Biden, kur anëtarë të ndryshëm flisnin hapur për veprimet e Qeverisë Kurti, duke i konsideruar si të panevojshme dhe provokuese.

Pas zgjedhjeve kishte shpresë se Kurti do të merrte një qëndrim më të moderuar dhe do të ulte nacionalizmin që përdorte si mjet politik para zgjedhjeve, por duket se kjo nuk ka ndodhur.

Ne shohim një vend që, për pjesën më të madhe të këtij viti, nuk ka pasur një qeveri funksionale. Ky është një problem.

Ne jetojmë në një botë me shumë probleme të mëdha – qoftë lufta në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme, tensionet në rritje me Kinën – dhe gjëja e fundit që na nevojitet, është rritja e paqëndrueshmërisë në Ballkan.

Kosova e gjen veten më të izoluar

Radio Evropa e Lirë: Pse mendoni se SHBA-ja zgjodhi të pezullojë Dialogun Strategjik dhe jo të marrë ndonjë masë tjetër?

Charles Kupchan: Gjatë Qeverisë së mëparshme të Kurtit kemi parë se si Shtetet e Bashkuara, por edhe BE-ja kanë marrë hapa për të ulur nivelin e angazhimit të tyre me Kosovën.

Kjo është edhe një përpjekje tjetër për ta shtyrë Kurtin të ecë përpara, të formojë një qeveri funksionale dhe të riangazhohet në sfidat e vështira që ka Kosova dhe rajoni.

Pra, SHBA-ja po përdor presionin për ta shtyrë Kurtin të ketë një qasje më konstruktive, si në formimin e qeverisë, ashtu edhe në dialogun me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë humb në të vërtetë Kosova pa këtë dialog?

Charles Kupchan: Kosova e gjen veten më të izoluar.

Nga ana tjetër, Donald Trump e sheh veten si paqebërës dhe negociator, madje ka shprehur dëshirën të fitojë Çmimin Nobel për Paqe. Ai disa herë ka përmendur suksesin në dialogun Kosovë-Serbi. Në mandatin e parë ka pasur edhe një marrëveshje të negociuar nga [Richard] Grenell. Prandaj, kjo çështje është në radarin e Trumpit, dhe besoj se ai do të donte të arrinte përparim në këtë drejtim.

Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara.

Por, tani, kemi një situatë ku Prishtina jo vetëm që nuk po bën përpjekje konstruktive për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit [për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë], por, prej muajsh, nuk ka as qeveri funksionale./Radio Evropa e Lirë

 

 

Tags: Charles KupchanKosovepezullimi i dialogut strategjikSHBATeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Shahini: Kostoja e lartë e jetesës, problemi kryesor në Prishtinë

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën