TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kundërpërgjigjjet e liderëve shtetëror ndaj tarifave të reja të Trumpit

by teve1
12 muaj ago
17
A A
Kundërpërgjigjjet e liderëve shtetëror ndaj tarifave të reja të Trumpit

Pas dhënies së urdhërit për vendosjen e tarifave ndaj vendeve fqinje, Kanadasë dhe Meksikës, presidenti amerikan ka kërcënuar me tarifa të reja edhe vendet europiane.

Kryeministri I Kanadasë  nuk ka vonuar shumë dhe i është kundërpërgjigjur Trumpit duke vendosur tarifa “të gjera” prej 25%, që prekin vlerën e 155 miliardë dollarëve kanadezë (106.6 miliardë dollarë) të mallrave amerikane, duke filluar nga birra dhe vera, tek pajisjet shtëpiake dhe mallrat sportive, veprim ky që shënon fillimin e një lufte tregtare midis vendeve fqinje.

Tani, udhëheqësi i Ontarios – provinca më e populluar e Kanadasë, e cila përbën rreth 38% të GDP-së së vendit – ka përcaktuar gjithashtu disa pasoja të veprimeve të Trump për kompanitë amerikane që operojnë në provincë.

Ai shton se Ontario do të “shkojë një hap më tej” duke “shkëputur” kontratën e provincës me kompaninë satelitore të Elon Musk Starlink, një firmë që ofron internet të shpejtë në mbarë botën, raporton AP.

Në takimin e liderëve europianë që u mbajt në Bruksel, është diskutuar mbi pasojat e mundshme ekonomike në rast të vendosjes së këtyre tarifave nga ShBA-ja.

Udhëheqësi gjerman Olaf Scholz thotë se BE-ja mund të përgjigjet me tarifat e veta, por është më mirë që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje tregtare.

Kurse guvernatori i bankës qendrore franceze, Francois Villeroy de Galhau i quan tarifat “brutale” dhe thotë se ato “do të rrisin pasigurinë ekonomike”.

Ndaj deklaratave të Trump ka reaguar edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas e cila u tha gazetarëve se “nuk ka fitues në luftërat tregtare”.

Edhe presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, ka thënë se do ndërmarr masa hakmarrëse ndaj tarifave të vendosura ndaj vendit të saj, megjithëse ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret.

Kurse, rivali ekonomik e ushtarak i ShBA, Kina, të cilës Trump poashtu i vendosi një tarifë prej 10%, ka thënë se do ngrej padi në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe do shqyrtoj masat e mëtejshme që do të ndërmarrë si kundërpërgjigjje.

Taksa e importit prej 25% për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika, dhe 10% për mallrat nga Kina hyn në fuqi të martën në mëngjes.

 

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

“Jo në emrin tim” – Në Shqipëri protestohet në mbështetje të Palestinës e kundër vizitës së Ramës në Izrael

“Jo në emrin tim” – Në Shqipëri protestohet në mbështetje të Palestinës e kundër vizitës së Ramës në Izrael

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Kosovarët kryesojnë listën e qytetarëve me shtetësi të dyfishtë në Zvicër

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë kundër ngritjes së çmimit të energjisë

Lista Serbe ankimon zgjedhjen e Nenad Rashiq në Kushtetuese

Lista Serbe kundërshton vendimin e KQZ-së për mosshpalljen e rezultateve përfundimtare, paralajmëron ankesë

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Disa fëmijë mes të paktën 31 palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite në Gaza

Nis votimi i fshehtë për fatin e Abdixhikut

Nis votimi i fshehtë për fatin e Abdixhikut

Të shtëna armësh gjatë përleshjes në “Kodrën e Trimave”, tre të lënduar

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën