Pas vizitës që Netanyahu i bëri presidentit Trump në shtëpinë e bardhë, ky i fundit pritet ta realizojë takimin me presidentin Putin, e veçantë e këtij takimi është gjithçka, duke përfshirë edhe vendin ku pritet të mbahet, e që është Arabia Saudite.
Fillimisht Kulla kishte paralajmëruar vizitën që kryeministri Izraelit do t’ia bënte Trumpit, Kulla para dy javësh ishte shprehur.
“Trumpit do t’i duhet shumë shpejtë të presë për vizitë Netanyahun si kryeministër i Izraelit”. Përveç kësaj eksperti i gjeopolitikës në emisionin “MATRIX” me Mehmet Kalisin, Kulla kishte paralajmëruar: Trumpit do t’i duhet shumë shpejtë të shkojë për vizitë në Arabinë Saudite pasiqë objektivi kryesor i Trumpit që është ekonomia e cila është edhe politikë e brendshme. Njëra nga burimet kryesore të të ardhurave për ekonominë amerikane me investime të huaja janë vendet arabe, konrektisht Arabia Saudite”. Gjithashtu z.Kulla kishte paralajmëruar negociata të shpejta, ShBA-Rusi.
Më poshtë e gjeni emisionin e plotë ku Kulla shpalos detaje speciale në lidhje me politikat e fundit të njeriut më të fuqishëm në glob, presidentit Trump!