TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kulla me sekrete ekskluzive për ngjarjet në Siri

by TËVË 1
12 muaj ago
0
A A
Kulla me sekrete ekskluzive për ngjarjet në Siri

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, në studion e emisionin “MATRIX” ka dhënë deklarata të pathëna më parë për ngjarjet që kanë ndodhur së fundmi në Siri.

Kulla tha se ka marrë informacione nga një diplomate që ka qenë pjesëmarrëse e një konference bashkë me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Irakut. Sipas Kullës, ai këshilltar ka bërë të ditur se kanë folur për ngjarjet e ndodhura në Siri, e ku ka deklaruar se Iraku dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me presidentin e porsazgjedhur të ShBA-së, Donald Trump e jo të “përzihet” për çështjet e saj.

“Para dy javësh ka qenë një konferencë në Irak dhe një diplomate e lartë, mikeshë e imja që ishte në konferencë foli me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Irakut, pikërisht folën për Sirinë. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Irakut i tha që ‘ne nuk e kemi ndërmend fare të përziejmë asgjë në Siri, duam të kemi marrëdhënie të mira me presidentin Trump’ se gjërat kanë ndryshuar me ardhjen e Trumpit në pushtet”, deklaroi ai në “MATRIX”.

Kulla gjithashtu parashikoi që mund të “lind” një konflikt edhe në Liban mes Shi’itëve dhe Sunitëve.

“Në anët tjetër Hezbollahu duhet të çojë probleme brenda Libanit, sepse nuk mundet vetëm Hezbollahu të luftojë që të mbajë në pushtet Assadin. Sepse, te e fundit Hezbollahu ka familjet e dëshmorëve të vrarë në Liban që duhet t’i mbajë me para, dëmet ekonomike që janë bërë, shkatërrimin e shtetit të Liabanit, sepse unë parashikoj që në të ardhmen ne mund të kemi edhe në Liban një konflikt Shi’itët – Sunitët. Me ardhjen e re të presidentit të Iranit, i cili nuk është shumë i kënaqur me punën që ka bërë garda revolucionare në gjithë linjën e mesme. Ai sheh se si mund të gjejë një marrëveshje me Trumpin dhe jo të shkojë në luftë të drejtpërdrejtë. Pra, përfundojë lufta në Liban, ‘pse të shkoj unë në Siri? – për çfarë?’”, tha Kulla.

Për ngjarjet e ndodhur në Siri, eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës tha se do të sistemohen gjërat atje nuk është e lehtë, pasi që do të duhen disa vjet në mënyrë që të marr fund epoka e Assadit.

“Ardhja e Trumpit është ajo që do t’i zgjidhë disa probleme, por mos të harrojmë një gjë, këtu i gjithë çelësi i kësaj historie vjen nga dy shtete – nga presidenti Erdogan dhe Katari. Këtu… Irani del jashtë loje, këtu është Katari dhe Turqia… në jugun e Mesdheut ka një marrëveshje mes këtyre vendeve, sepse tani Siria dhe Turqia bën e njëjta gjë është Libani këtij dhe këtej Izreali, këtu do të ketë një paqe për mënyrën se si do të ndahen. Sigurisht sistemimi i gjërave në Siri nuk do të jetë i lehtë. Do të kalojë një kohë 3-4 vjeçare shumë të vështira, por që është fundi i një epoke, sigurisht!”, tha ai.

Regjimi i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë. Assadi dhe familja e tij tashmë janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka thënë se sot (e premte) do të nisë një operacion për dërgimin e 50 tonëve të ndihmave në Siri, përmes Turqisë fqinje./teve1.info/

Tags: Ilir KullaSHBASiri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina paralajmëron reduktime të ujit në kryeqytet për shkak të intervenimeve teknike

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Eurobarometri 2025: Shqiptarët më entuziastët për anëtarësim në BE, serbët më skeptikët

BE: Ka nisur heqja graduale e masave ndaj Kosovës

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

Shtyhet seanca për rezervat shtetërore, Rozeta Hajdari nuk del para trupit gjykues

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

KRU Prishtina paralajmëron reduktime të ujit në kryeqytet për shkak të intervenimeve teknike

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Rozeta Hajdari thotë se nuk ka pranuar ftesë për seancën e sotme

Fillon Liga Unike e Femrave në basketboll

Fillon Liga Unike e Femrave në basketboll

Sonte derbi i Superligës në basketboll, Bashkimi – Trepça

Sonte derbi i Superligës në basketboll, Bashkimi – Trepça

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Skuadra ukrainase afër marrëveshjes me Lindon Emërllahun

Motra e Dua Lipës debuton në filmin britanik ‘A Gangster’s Life’ si kriminele

Motra e Dua Lipës debuton në filmin britanik ‘A Gangster’s Life’ si kriminele

KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

KOK: Gashi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën