Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla, ka vlerësuar se në përballjen mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Irani ka treguar se arma më e rrezikshme është ekonomia.
Kulla, në emisionin “Matrix” në Tëvë1, ka deklaruar se Irani ka dëshmuar se fuqia më e madhe qëndron te nafta dhe gazi, jo te raketat apo armët bërthamore.
“Irani tregoi se ka armën më të rrezikshme në këtë përballje dhe ajo nuk është as arma bërthamore, as raketat, as garda, as ushtria, as regjimi apo shtypja e protestave, e as milicitë në rajon. Arma më e rrezikshme rezulton të jetë ajo që e kemi theksuar gjithmonë si shtylla e parë e sigurisë – ekonomia, pra nafta dhe gazi”, ka thënë Kulla.
Ai ka shtuar se përpjekjet për të ulur çmimin e naftës dhe gazit janë të gjithanshme, pasi ekonomitë e vendeve të mëdha rrezikohen ndjeshëm nga kjo situatë./teve1.info/







