TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ku gaboi ministrja Albulena Haxhiu me reformat në drejtësi?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ku gaboi ministrja Albulena Haxhiu me reformat në drejtësi?

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka folur për punën dy-vjeçare të Qeverisë Kurti sa i përket reformave në drejtësi.

Miftaraj duke folur për vetting’un ka thënë se ky proces është menaxhuar në mënyrën e duhur edhe pse me vonesa.

“Edhe përkundër faktit që kanë marrë një bekim të tillë, kanë hyrë në muajin e 25-të a 26-të të qeverisjes. Jemi në një fazë kur është dërguar amandamenti kushtetues në Gjykatën Kushtetuese, është formuar Komisioni Ad-hoc që udhëhiqet nga LDK kështu që mund të themi se është menaxhuar në mënyrën e duhur edhe pse me vonesa, sepse kanë përfshirë edhe opozitën, shoqërinë civile, edhe kanë marrë bekimin e KGJK të cilët kanë thënë se do ta pranojnë të njëjtin nëse Gjykata Kuashteutese thotë se është në frymën e Kushtetutës”, ka thënë Miftaraj.

Megjithatë sipas tij, dështimi më i madh ka qenë te Ligji për Këshillin Prokurorial, përkatëisht mënyra se si kjo ministry e ka argumentuar Ligjin në Gjykatë Kushtetuese.

“Gabimi i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë që nuk ka ditur, nuk ka argumentuar Ligjin si duhet në Gjykatën Kushtetuese. Edhe kryeminsitri Kurti, edhe ministrja Haxhiu po krenohen që i kanë marrë dy opinione pozitive nga Komisioni i Venecias. Por të dytë nëse do ta dinin ABC-në e drejtësisë do ta kuptonin që komisioni kur jep opinione ligjore për shtete tregon praktikat, standardet ndërkombëtare por që pastaj shtetet apto opinione duhet t’i akomodojnë brenda kulturës juridike që e ka çdo shtet veç e veç. Komisioni i Venecias shumë qartë e ka treguar se anëtari i KPK-së i përfaqësuar nga Avokati i Popullit mund të funksionojë në shtete apo kultura të ndryshme, sidoqoftë është obligim i Ministrisë së Drejtësisë për ta parë nëse Avokati i Popullit, si anëtar i KPK-së e cenon Kushtetutën apo në njëfarë mënyrë e siguron pavarësinë e këtij institucioni në shumë procese të rëndësishme”, ka thënë Miftaraj në Respublika në Tëvë 1.

Sipas tij, Ministria është dashtur ta bindë ndryshe Kushtetuesen se pse duan t’ia ndërpresin mandatin disa anëtarëve të KPK-së.

“Ministria e Drejtësisë është dashur që ta bindë Gjykatën Kushtetuese se në linjë me këtë që ka thënë Komisioni i Venecias, arsyeja pse duam t’ia ndërpresim mandatin disa anëtarëve të KPK-së se në vitet e fundit i ka udhëhequr kaq procese të rekrutimit, e ka udhëhequr një proces për Kryeprokuror të Shtetit të cilin ka dështuar ta bëjë në bazë të ligjit, ka mundur të gjejë argument e argumente e jo fjalë të rrugës”.

“Po ashtu Komisioni i Venecias e ka thënë në parim se nuk pajtohen asnjëherë për t’ua ndërprerë mandatin anëtarëve të Këshillave Gjyqësorë apo Prokurorial, por pasi që shoqëria civile ka pasur takime me Venecian, i ka dërguar raporte, e ka dokumentuar gjendjen e mjerë që është në sistemin prokurorial është pajtuar se në Kosovë kemi korporatizëm brenda KPK, kemi një kulturë të pandëshkueshmërisë dhe një KPK që fatkeqësisht nuk është se i ushtron kompetencat në mënyrë të drejtë dhe të paanshme për të gjithë qytetarët”, ka shtuar Miftaraj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Stadium kombëtar, 24 sporte dhe përgatitje intensive – Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Gjuajtje me armë zjarri në një shtëpi në Prishtinë, sekuestrohen 27 gëzhoja

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Pse duhet të pimë një gotë ujë sapo zgjohemi?

Rama thotë se problemi në trafik nuk zgjidhet duke lejuar hyrjen e veturave në qendër

Stadium kombëtar, 24 sporte dhe përgatitje intensive – Rama jep detajet për “Prishtina 2030”

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Zbardhet pas 6 muajsh vrasja e ish-policit shqiptar në Itali

Hyri me armë në depon e një marketi, i bie në tokë gjatë ballafaqimit me pronarin

Gjuajtje me armë zjarri në një shtëpi në Prishtinë, sekuestrohen 27 gëzhoja

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Arrestohen tre persona në Pejë, u kapën në flagrancë duke shitur substanca narkotike

QEVERIA QËNDRON INDIFERENTE, EKSPERTËT I KËRKOJNË TË MARRË MASA  

Autoriteti i Konkurrencës thirrje bizneseve të ndalojnë rritjen e “paarsyeshme të çmimeve”

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Sot pritet vendimi për përplasjen Mbappe – PSG

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën