TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ku do të merren paratë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka buxhet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në dhjetor. E për këtë nga KQZ kanë bërë të ditur se do të kërkojnë para nga Qeveria,derisa Ministri në detyrë i financave ka thënë se do të shikohet ndarja e mjeteve nga kursimet e organizatave buxhetore. Mirëpo sipas profesorit Mazullum Baraliut, çdo formë e ndarjeve të mjeteve për KQZ-në do të jetë e kundërligjshme

by Doresa Geci
1 orë ago
0 0
A A

Ku do të merren paratë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit?

Për herë të katër brenda vitit 2025 qytetarët në Kosovë pritet ti drejtohen kutive të votimit.

Kjo pasi me 28 dhjetor është planifikuar të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme  parlamentare.

Por për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  thotë se nuk ka buxhet.

Andaj, do kërkojnë financa nga Qeveria.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka buxhet për procesin e ri zgjedhor i cili nuk është i planifikuar. Në mbledhjen e radhës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të miratoj planifikimin buxhetor dhe kërkesën për miratim buxhetor do të përcjellë në Qeverinë e Republikës së Kosovë. KQZ ka vepruar kësisoj kur kemi pasur zgjedhjet të parakohshme ose pa planifikim në një vit jo zgjedhor”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Për këtë ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, të mërkurën deklaroi se do të shikohet të bëhet një zgjidhje.

“Nuk ka buxhet të planifikuar, ai buxheti që ka qenë i KQZ-së është shpenzuar pasi kemi pas tre parë zgjedhje, por do të shihet se si do të mundet por do të shihet brenda transferove apo brenda kursimeve që kanë mbetur në organizatat buxhetore”, ka thënë Murati .

Por sipas profesorit, Mazllum Baraliu, pas bllokadës institucionale çdo formë e ndarjes së buxhetit për KQZ-në do të jetë e kundërligjshme.

“Me bazë ligjore nuk besoj që ka mundësi të sigurohen mjetetet nga ndonjë burim pasi është ju funksionale qeveria pasi është jashtë mandatit dhe është jo funksional Kuvendi, i cili nuk ekziston.Se si do të marrin mjetet ata do të bijë në shkelje me ligjin respektivisht, Kushtetutën e këtij vendi”, ka thënë Baraliu.

E mbajtja e zgjedhjeve të reja brenda një periudhe kaq të shkurtër, sipas zëdhënësit të KQZ-ë, Valmir Elezit do të jetë një sfidë për ta.

“Sigurisht që organizimi i procesit zgjedhor  dhe kjo periudhë e shkurtë kohore paraqet sfidë për  Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij. Veçanërisht duke pasur parasysh faktin që jemi në fazën përmbyllëse të procesit të zgjedhjeve lokale të cilat i administruam gjatë muajve të fundit. Gjithashtu data e re e zgjedhjeve nënkupton ditën e katërt zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër kohore. Megjithatë, si KQZ ashtu siç e kemi shprehur edhe me herët qëndrimin tonë mbesim të përkushtuar për të përmbushur mandatin kushtetuese dhe ligjor për të organizuar këtë proces zgjedhor”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e mbajtur në shkurt,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte planifikuar 8.7 milionë euro ndërkaq kishte shpenzuar 7.9 milionë euro. Kurse për dy parë zgjedhjet lokale kishte planifikuar 10.5 milionë euro por ende nuk dihet sa është kostoja e tyre pasi nga KQZ janë duke pritur përfundimin e gjithë procedurave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Hoxhaj e sheh të mbyllur çështjen e Konventës: Gara e jashtme ka filluar, jam me PDK-në e Bedriun

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Hoxhaj: Më 9 shkurt, Kurti bëri të ditur se nuk është i interesuar për formimin e institucioneve

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Motta: Interi është favorit për titullin e Serie A, duhet të luajmë me 200 për qind

E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish

Ylli zyrtarizon Scott Bamforthin

Ylli zyrtarizon Scott Bamforthin

“Këndi i Debatit” 20.11.2025

“Këndi i Debatit” 20.11.2025

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Provomohet libri që trajton rolin e Gjermanisë në Kosovë, vlerësohet studim i fuqishëm

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Nëntori në Boletinin e Isës, kulla mbushet me mysafirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën