TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
17 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kthehen në punë të suspenduarit për rastin e mostrave të Astrit Deharit

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Prokuroria pranon raportin e Institutit të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit

Komisioni i Ankesave brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) ka marrë vendim që personat e suspenduar në rastin e zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, të kthehen në vendin e tyre të punës.

Teve 1.info ka mësuar që Komisioni i Ankesave në përbërje me Bergita Currin, Valdete Ejupin dhe Liridon Kabashin, kanë marrë vendim që të suspenduarit të kthehen në vendin e tyre të punës.

Reklamë

Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, udhëheqëse e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, teknike e laboratorit të toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe Ilirjana Shala, kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore janë personat e suspenduar nga Komisioni Disiplinor e që Komisioni i Ankesave ka vendosur t’i kthejë në IML.

Ndryshe, ministrja e Drejtësisë në një konferencë për media më 8 dhjetor kishte bërë të ditur se janë zhdukur provat e rastit të Astrit Deharit, të cilat po mbaheshin në IML.

Ministria po ashtu kishte treguar edhe arsyet e pezullimit të katër anëtarëve të IML-së.

“Komisioni Disiplinor në kuadër të IML-së/Ministria e Drejtësisë më datën 8 dhjetor 2022 ka pranuar kërkesën përmes arkivës së IML-së për procedimin e rastit disiplinor ndaj Nardi Sheqerxhiu… Bazuar në vlerësimin dhe gjetjet nga shqyrtimi i lëndës, komisioni vlerëson se ka arsye të besohet se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga Sheqerxhiu, ndaj të cilit njoftohet se ka filluar procedura disiplinore për shkelje të rëndë, që ndërlidhet me ngjarjen e rëndë në laboratorin e toksikologjisë në IML, e pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përgjithshëm të detyrës së tij” – thuhet në vendim.

“Komisioni konsideron të nevojshme pezullimin e Sheqerxhiut për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë” – thuhet në vendimin e marrë.

Arsyetimi i njëjtë ishte dhënë edhe për tre të pezulluarit tjerë.

Lidhur me këtë rast më 9 dhjetor kishte dhënë dorëheqje edhe zv/drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka.

Ndryshe, çështjen e zhdukjes së këtyre provave në IML është duke e hetuar edhe Prokuroria Speciale. Këtë të martë për këtë rast është ftuar për intervistim deputeti Haki Abazi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

Kuvendi i bllokuar, Dreshaj: Prapavija është mungesa e votave për Qeverinë e Kurtit

Kuvendi i bllokuar, Dreshaj: Prapavija është mungesa e votave për Qeverinë e Kurtit

QKUK njofton për shpërthim të gypit në Pediatri, fëmijët të sigurt

QKUK njofton për shpërthim të gypit në Pediatri, fëmijët të sigurt

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident trafiku në rrugën Prizren–Dragash, të lënduar disa persona

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

BE-ja ndan 7.5 milionë euro për qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës

Kuvendi i bllokuar, Dreshaj: Prapavija është mungesa e votave për Qeverinë e Kurtit

Kuvendi i bllokuar, Dreshaj: Prapavija është mungesa e votave për Qeverinë e Kurtit

Asllani nuk ftohet kundër Interit, mungon edhe Ismajli

Asllani nuk ftohet kundër Interit, mungon edhe Ismajli

“Ditari”- 25.08.2025

“Ditari”- 25.08.2025

Bajrami nuk ftohet për duelin ndaj Brugget

Bajrami mes Italisë e Spanjës

Raçi vlerësohet si lider i Hajdukut

Raçi vlerësohet si lider i Hajdukut

Broja paralajmëron Tottenhamin

Broja debuton ndaj Derbyt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X