TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeziu: ShBA-ja nuk është tërhequr nga qëndrimi për njohje reciproke

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryeziu: ShBA-ja nuk është tërhequr nga qëndrimi për njohje reciproke

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu ka mohuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga qëndrimi për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1,  Kryeziu ka thënë se ka pasur interpretime tjera, por se ShBA-ja vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë.

“A mendoni që ShBA-ja janë tërheq nga njohja reciproke? Sikurse ne që nuk jemi zmbrapsur nga kërkesa për njohje reciproke, as Shtetet e Bashkuara nuk janë tërhequr nga një pozicion i tillë. Sikurse Republika e Kosovës që nuk është zmbrapsur nga kërkesa e saj dhe synimi i saj legjitim për njohje reciproke që derivon nga qëndrimi i prerë i ShBA-së për njohjen reciproke, as Shtetet e Bashkuara nuk janë tërheq nga një pozicion i tillë sado që ka pasë interpretime për të”, ka thënë Kryeziu.

Duke folur për transparencën rreth planit franko-gjerman, Kryeziu ka thënë se kryeministri ka sqaruar praktikisht çdo pikë të atij propozimi.

“Unë besoj që e keni pa dhe dëgju kryeministrin kur ka fol në Kuvend për propozimin franko-gjerman. Nuk ka mundur të jetë më i drejtpërdrejtë dhe transparent se aq. Për çdo pikë të atij propozimi praktikisht ai ka diskutu”.

“Në të njëjtin fjalim i ka përshkruar dhe diskutuar praktikisht të gjitha pikat, ka treguar se pse nuk mund ta ketë transparencën që po e kërkoni ju e publiku. Me të njëjtët aletatë ka pasur një marrëveshje që të ketë konfidencialitet të bisedimeve. Transparencë për procesin për mbajtjen e takimeve por jo edhe për detajet e tekstit”, ka deklaruar ai.

Më tej, Kryeziu ka thënë se ky plan parasheh njohjen defakto dhe është marrëveshje e ndërmjetme drejt njohjes reciproke.

“Propozimi evropian praktikisht e sheh një njohje defakto por ky propozim për të cilën duhet të ketë biseda për të’u shndërruar në marrëveshje, nuk është marrëveshje përfundimtare. Është marrëveshje e ndërmjetme drejt atij qëllimi që edhe ne si Qeveri e themi, pra normalizim i plotë i marrëdhënieve e për neve ky normalizim detyrimisht nënkupton njohje reciproke por edhe për ShBA që insistojnë që qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar”, ka deklaruar Kryeziu. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën