TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu: Serbia po kryen agresion juridik ndërkombëtar ndaj Kosovës

by Tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Kryeziu: Serbia po kryen agresion juridik ndërkombëtar ndaj Kosovës

Agresion juridik ndërkombëtar ndaj një shteti të pavarur dhe sovran, e quan ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu përpjekjen e Serbisë për juridiksion gjyqësor në Kosovë.

Ditë më parë, Qeveria e Serbisë e ka miratuar një projektligj i cili parasheh gjykime për krime që parashihen me Kodin Penal serb të kryera nga viti 2008 e tutje. Dokumenti i është propozuar për miratim Kuvendit në Serbi.

Kryeziu thotë për KosovaPress se “agresioni juridik i ka paraprirë atij terrorist në Banjskë” të Zveçanit.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit kishte ndodhur më 24 shtator të vitit të kaluar, nga një grup i serbëve të armatosur.

Përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, parti kjo e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ish-gjyqtari i Kushtetueses thekson se juridikisht një nisma ligjore e Serbisë nuk mund të ketë efekt juridik në Kosovë dhe Shqipëri, por që “rreziku ekziston për zbatueshmëri nga vendet tjera të Ballkanit Perëndimo”.

“Nuk mund t’i prek vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, në të gjitha shtetet tjera – Maqedoni, Mal të Zi – që ka element serb mund të ketë ndikim për shkak se ata i kanë raportet e mira edhe janë një pjesë e konsiderueshme e serbëve që jetojnë në këto shtete dhe gjitha shtetet tjera, përveç shteteve si Gjermania, e shteteve tjera që janë të fuqishme dhe nuk merren me këto problematika, në shtetet në Ballkan dhe Evropën Juglindore mund të ketë problem…Hipotetikisht po them për secilin person që ata konsiderojnë se ka ‘shkelur të drejtat dhe liritë e qytetarëve serbë në Kosovë’ mund të urdhërojnë dhe në bazë të urdhëresës lëshojnë dhe urdhëresë, por jo të ndikojnë në Kosovë, sepse në Kosovë nuk mund të ndikojnë asgjë, por mund të ndikojnë në shtetet përreth”, theksoi ai.

Vendimin e Serbisë për këtë projektligj, Kryeziu e konsideron si hakmarrje ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, pas fletëarresteve që autoritetet në Kosovë kanë lëshuar personat e përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë.

Në shtator, një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave.

“Ky quhet agresion juridik ndërkombëtar ndaj një shteti të pavarur dhe sovran…Kjo është një hakmarrje ndaj prokurorisë së shtetit të Kosovës, sepse Prokuroria e Shtetit ka lëshuar fletëarrest për të gjithë ata kriminelë të cilët kanë vepruar në Banjskë dhe kanë menduar se me këtë këta lëshojnë fletëarrest për autoritetet e shtetit, zyrtarë të shtetit të cilët kanë ndikuar dhe kanë vepruar në pjesën e veriut të Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, njohësi i çështjeve kushtetuese thotë se veprime të tilla agresive dhe destruktive Serbia ka ndërmarrë edhe me qëllim që ta zvarrisë çështjen e dialogut.

“Kjo ka ndodhur pikërisht për liderët aktual, kryeministri është i rrezikuar hipotetikisht po them, ministri i Punëve të Brendshme jashtëzakonisht, drejtori i policisë jashtëzakonisht, krejt organet ekzekutive të pushtetit shtetëror janë të rrezikuara në bazë të këtij ligji, jo të rrezikuar në Kosovë, por janë të rrezikuar jashtë Kosovës”, thotë ai.

Kryeziu pohon se qasja e Serbisë është destruktive dhe sipas tij për këtë Kosova duhet t’i drejtohet ndërkombëtarëve, në veçanti Shteteve të Bashkuara.

“Kjo qasje është agresive, destruktive, e cila është e interesuar që ta zhbëjë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, por ne duhet të jemi të qetë dhe të mençur dhe Qeveria e Kosovës duhet të ketë diplomaci tjetër për t’iu kundërvu diplomacisë serbe, sepse diplomacia serbe është e paparashikueshme dhe ata bëjnë veprime të cilat nuk mund t’i merr koka e njeriut…Edhe kjo ndodh si politikë, por është edhe diplomaci edhe krijon presion, nuk krijon situata të qeta për të ardhur deri tek një marrëveshje e paqes të cilën jemi duke e kërkuar me Serbinë që disa vite, kjo është destruktivitet dhe Serbia është destruktive për këtë arsye ne duhet t’i qasemi faktorit ndërkombëtarë respektivisht administratës amerikane për të zgjedhur edhe këtë problem të cilin e kemi ne me Serbinë“, u shpreh ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Serbisë për këto veprime juridike ka nxitur reagime nga faktori ndërkombëtar.

Bashkimi Evropian tha se Serbia me këtë ligj shkel obligimet e dala nga dialogu. Me këtë u pajtuan edhe Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësja Nabila Massaralli, tha për KosovaPress më herët gjatë javës se “Projektligji i propozuar nga Qeveria e Serbisë [për të shpallur Kosovën zonë të mbrojtjes së veçantë dhe për juridiksionin që autoritetet gjyqësore të ndjekin vepra penale në Kosovë] në mënyrën siç janë publikuar, paraqesin shkelje të qarta nga Serbia të obligimeve nga dialogu dhe bien në kundërshtim me përkushtimin e përsëritur së fundmi për dialogun”.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, veprimin e Serbisë e ka quajtur armiqësor e agresiv ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Sveçla thotë se Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për përfshirje në spiunazh

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Në secilën komunë nga një, këto janë 38 qendrat e votimit për votimin me kusht në zgjedhjet e 12 tetorit

Nxënësit e dy shkollave në “Kodrën e Trimave” protestojnë kundër mësimit tërëditor dhe kushteve të rënda

Nxënësit e dy shkollave në “Kodrën e Trimave” protestojnë kundër mësimit tërëditor dhe kushteve të rënda

U kap me mbi 5 kilogramë drogë, kërkohet paraburgim për gjakovarin

U kap me mbi 5 kilogramë drogë, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Sveçla thotë se Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për përfshirje në spiunazh

Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk bënë detyrën

Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk bënë detyrën

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Në secilën komunë nga një, këto janë 38 qendrat e votimit për votimin me kusht në zgjedhjet e 12 tetorit

Nxënësit e dy shkollave në “Kodrën e Trimave” protestojnë kundër mësimit tërëditor dhe kushteve të rënda

Nxënësit e dy shkollave në “Kodrën e Trimave” protestojnë kundër mësimit tërëditor dhe kushteve të rënda

Gjashtë zakone të përditshme që po dëmtojnë fshikëzën tuaj – Ekspertët paralajmërojnë

Gjashtë zakone të përditshme që po dëmtojnë fshikëzën tuaj – Ekspertët paralajmërojnë

Një ditë para sfidës me Slloveninë, Foda flet sot para mediave

Një ditë para sfidës me Slloveninë, Foda flet sot para mediave

U kap me mbi 5 kilogramë drogë, kërkohet paraburgim për gjakovarin

U kap me mbi 5 kilogramë drogë, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën