TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeziu për vendimin e BQK-së: Serbia po bën propagandë e po nxitë frikë te qytetarët

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Dinari ende qarkullon në veri

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit në veri ka thënë se Serbia po bën propagandë që nuk bazohet në fakte, por vetëm nxitë frikë te qytetarët.

Kryeziu ka thënë se mekanizmat e qeverisë janë duke punuar që gjithçka të shkojë mirë, qetë dhe në siguri. Sipas tij, çdo problem i imagjinuar do të adresohet me shpejtësi.

“Në takimet dhe komunikimet me partnerët tanë i kemi diskutuar të gjitha shqetësimet e tyre. Ka shumë propagandë që vjen nga Serbia e që nuk bazohet në fakte por vetëm në nxitje të frikës. Jemi të interesuar dhe të angazhuar që gjithçka të shkojë mirë, qetë dhe në siguri. Çdo problem i imagjinuar apo real do ta adresojmë me shpejtësi. Do të mbajmë komunikim të rregullt me partnerë tanë. Do të ketë komunikim të vazhdueshëm me qytetarët nga radhët e komunitetet jo shumicë serb”, tha Kryeziu për Tëvë1.

Ai bëri të ditur që Banka Qendrore tashmë ka rritur intensitetin e informimit në lidhje me pikat kryesore të rregullores.

“Mekanizmat e qeveris qё kanё pёr obligim zbatimin nё praktikё tё kёsaj rregulloreje do tё fokusohen që nё kёtё fazё tё investojnё mё shumё nё informim dhe edukim tё bizneseve dhe qytetarёve e jo nё masa ndёshkuese.  Banka Qendrore tashmë ka rritur intensitetin e informimit në lidhje me pikat kryesore të rregullores. Në të njëjtën kohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ёshtё pёrkujdesur qё Agjensioni pёr Regjistrimin e Bizneseve tё fillojё operimin edhe në katёr komuna në veri të Kosovës, nё mёnyrё qё bizneset tё mund tё regjistrohen e fiskalizohen”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

Kryeziu deklaroi se në komunat veriore janë katër degë të bankave dhe 15 institucione financiare jobankare ku do të mund të dërgohen dërgesat e pagesat dhe ku do të mund të merren të gjitha ato në euro.

“Bankat komerciale qё operojnё nё Kosovё kanë dhe janё udhёzuar tё hapin degё tё reja nё katër komunat veriore tё vendit dhe po ashtu Banka Qendrore i detyron tё njëjtat qё tё ofrojnё xhirollogari bankare bazike e tё cilat nuk bartin asnjё kosto pёr poseduesit e tyre.

Për fund, Kryeziu tha se qytetarët serbë tashmë janë shumë më të integruar dhe më të gatshëm që të integrohen edhe më tej në sistemin bankar të Kosovës.

“Janë gati 27 mijë pensionistë nga komuniteti serb që pranojnë transfere mujore në xhirollogaritë e tyre bankare. Një dëshmi tjetër është edhe fakti që me fillimin e shtesave për lehona dhe fëmijë nga viti 2021, janë mbi 5 mijë qytetarë nga komuniteti serb në Kosovë që kanë përfituar nga këto shtesa e të cilat i kanë pranuar ose vazhdojnë t’i pranojnë çdo muaj”, shtoi ai.

Ndërkohë, ditë më parë Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera.

Ndërkaq, sot Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës i ka bërë thirrje Kosovës ta pezullojë “menjëherë” këtë vendim. Ndërsa, dje kundër këtij vendimi ka qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë zbatimin e saj. Njëzëri është shprehur edhe Komisioni Evropian./teve1.info/

Tags: banka qendroreperparim kryeziuQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Mërgimtarët hyjnë pa pritje të gjata në Kosovë

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Mot i vranët e me reshje bore

Haliti: Nëse Hamza e Kurti pajtohen, nuk jam kundër koalicionit me Vetëvendosjen

Haliti: Nëse Hamza e Kurti pajtohen, nuk jam kundër koalicionit me Vetëvendosjen

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për vjedhje të rënda

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për vjedhje të rënda

A e dini se për çfarë e përdorin shqiptarët internetin?

A e dini se për çfarë e përdorin shqiptarët internetin?

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Mërgimtarët hyjnë pa pritje të gjata në Kosovë

48 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

48 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

Mot dimëror nga e enjtja, priten reshje bore

Mot i vranët e me reshje bore

Haliti: Nëse Hamza e Kurti pajtohen, nuk jam kundër koalicionit me Vetëvendosjen

Haliti: Nëse Hamza e Kurti pajtohen, nuk jam kundër koalicionit me Vetëvendosjen

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për vjedhje të rënda

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për vjedhje të rënda

Haliti:Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Haliti:Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën