TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kryeziu: Nuk jemi në dijeni për ndonjë draft-statut të shkruar nga SHBA dhe BE

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kryeziu: Nuk jemi në dijeni për ndonjë draft-statut të shkruar nga SHBA dhe BE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë një draft-statut për Asociacionin, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në emisioni “Ditari” në Tëvë1 tha se nuk janë në dijeni nëse ka një draft të tillë.

“Unë nuk kam dijeni për drafte të tillë, por edhe një herë po them, Kosova është palë në këtë proces, përveç se e barabartë edhe aktive duke e dhënë kontributin në çdo takim, përmes propozimeve të saj, të cilat asnjëherë nuk kanë munguar dhe do të vazhdojë të jetë e tillë”, tha ai.

Kryeziu theksoi se është e rëndësishme që në këtë kohë të diskutohet për vizionin e paraqitur nga kryeministri i Kosovë, Albin Kurti gjatë takimit në Bruskel.

“E rëndësishme për momentin është që të diskutohet se më shumë vizioni i kryeministrit Kurti. Pra të diskutohet në publik, të trajtohet, mbase edhe të kritikohet. Por, gjithmonë duhet të marrë parasysh se ai është ndërtuar brenda shtyllave të cilat ruajnë kushtetutshmërinë, pra duke respektuar Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, trashëgimin e procesit duke ju referuar letrës së Mogherinit dhe përfshirjen e SHBA-së duke marrë përbazë qëndrimin e tyre të artikuluar së fundi”, u shpreh Kryeziu.

Ndryshe pas takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se edhe ai e ka propozuar një ‘draft-vizion’ për të cilin thotë se beson që do të trajtohet me seriozitet nga ndërmjetësit.

Dokumenti i referohet pikës së 7 të marrëveshjes së Ohrit, dhe nis me atë që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Zbatimi i Nenit 7 të Marrëveshjes Themelore, në lidhje me Nenin 10, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës (dhe vendimin shoqërues të Gjykatës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015), Letër-Garancionin e ish-Përfaqësueses së Lartë Mogherini drejtuar kryeministrit të Kosovës (datë 24 gusht 2015) dhe qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara (Chollet/ Deklarata e Escobar, e datës 30 janar 2023). Për të përmbushur këtë ambicie, një projekt-statut duhet të jetë në gjendje të përmbushë, ndër të tjera, kriteret kumulative të mëposhtme, përkatësisht të përfshijë këto elemente.  Ai do të burojë nga autorizimet e konventave të Këshillit të Evropës, përkatësisht Konventa Kornizë”, ka thënë Kurti.

Për këtë dokument, Kurti ka thënë se e ka marrë shembull modelin e marrëveshjes Serbi-Kroaci. Sipas kryeministrit ky dokument është vleror, duke iu referuar koncepteve universale për të drejtat dhe liritë e njeriut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

​27 vjet nga masakra e Rahovecit

​27 vjet nga masakra e Rahovecit

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

​27 vjet nga masakra e Rahovecit

​27 vjet nga masakra e Rahovecit

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot tentimi i 49-të për konstituimin e Kuvendit

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

E shtuna me diell dhe vranësira gjatë ditës

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X