TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kryetarja e Themelores në Prishtinë kundër vettingut për gjyqtarët

nga Besarta Mehmeti
16 Korrik, 2022
0
A A
Lehtësohet procedura për marrjen e certifikatës për të kaluarën kriminale

Në një intervistë për KosovaPress, Shabani-Rama foli edhe për numrin e madh të lëndëve që janë në pritje për shqyrtim dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve të gjykatës që drejton.

Grumbullimi i lëndëve mbetet sfidë për Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ajo druhet se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë nëse gjyqtarët i nënshtrohen vettingut.

“Nuk jam pro vettingut për shkak se konsideroj se do t’i bënte vetëm më shumë dëm, flas për gjykatën time, sepse vettingu është një proces i cili merr kohë dhe konsideroj se do t’i bëhet vetëm dëm dhe do të shtojë më shumë grumbullim të lëndëve. Në anën tjetër, në gjykatën tonë mbi 90% janë gjyqtarë të rinj të cilët nuk kanë as 5 vjet përvojë pune, të gjithë kanë kaluar nëpër procese të verifikimit dhe procese të ndryshme. Nuk e konsideroj të nevojshme, unë konsideroj që më e nevojshme është fakti që të ndihmohet gjykata, të ngrihen kapacitetet e kësaj gjykate dhe pastaj t’i shohim rezultatet. Sa i përket pjesës tjetër, për kryetarë dhe anëtarë të Këshillit, për mua është në rregull, nuk kam ndonjë koment, nëse ashtu e parasheh dhe e ka propozuar qeveria dhe ligjvënësi e voton, në rregull është, konsideroj se pjesa jonë nuk bënë shumë pengesë në gjykim, por për gjyqtarët është proces i rrezikshëm nëse i hyjmë asaj pjese sepse kemi për t’i bërë dëm më së shumti qytetarit”, thotë Shabani-Rama.

Shabani-Rama shprehet se tashmë ka një tendencë të rritjes së lëndëve, kryesisht të natyrës civile.

Vetëm në vitin e kaluar, ajo tha se i kanë pranuar mbi 11 mijë lëndë të reja, e trendi i rritjes thekson se po vazhdon edhe këtë vit.

“Qysh prej vitit të kaluar kemi parë një tendencë në rritje të lëndëve të gjitha natyrave, por me theks të veçantë të natyrës civile dhe kryesisht janë lëndë të cilat vijnë nga ana e punëtorëve publikë të institucioneve arsimore, mjekësore por edhe institucione të tjera si policia e Shërbimi Korrektues që janë si pasojë e mosrealizimit të kontratës kolektive nga ana e qeverisë por edhe nga ana e Komunave e institucioneve të tjera. Dhe në këtë aspekt është rritur numri shumë, kështu që në vitin e kaluar kemi pas dyfishim të rritjes së numrit të lëndëve në procedurë kontestimore-civile, ku mbi 11 mijë lëndë i kemi pranuar por edhe këtë vit vazhdon njësoj trendi i rritjes së lëndëve, përndryshe edhe në Penale dhe Administrative dhe në Departamentin e Krimeve të Rënda, kemi një tendencë të rritjes së lëndëve në ardhje”, u shpreh ajo.

Gjyqtarja Shabani-Rama si sfidë kryesore për këtë gjykatë e konsideron numrin e madh të lëndëve të grumbulluara ndër vite.

Sipas saj, zgjidhja më e mirë për zvogëlim të këtyre pritjeve është rritja e numrit të gjyqtarëve në këtë gjykatë.

“Sfida kryesore e kësaj gjykate është numri i madh i lëndëve të grumbulluar ndër vite dhe që po e vështirëson edhe më shumë numri i madh i lëndëve në ardhje në raport me numrin e vogël të gjyqtarëve që kemi. Këtë vit Gjykata Themelore e Prishtinës ka pasur një largim bukur të madh të gjyqtarëve, për shkak se një pjesë e tyre janë avancuar dhe një pjesë e tyre kanë kaluar në Gjykatën Komerciale që pritet të realizohet muajin e ardhshëm. Kjo e ka dëmtuar njëfarë mënyrë Gjykatën Themelore të Prishtinës shumë, kemi një disbalancë, në njërën anë kemi lëndë të grumbulluara, numër të madh të lëndëve në rritje, ndërsa në anën tjetër kemi edhe numër të paktë të gjyqtarëve, por edhe stafit tjetër administrativ apo mbështetës. Ne fatmirësisht së fundmi kemi pranuar 20 gjyqtarë të rinj, për neve ka qenë një lajm shumë i mirë, presim që brenda 6 muajve të fillojnë punën… Ky numër i gjyqtarëve nuk e mbulon as numrin e tyre që janë larguar këtë vit.. Kërkesa jonë dhe e imja si kryetare e kësaj gjykate është që të përmbushet numri i gjyqtarëve se ajo është nevojë që ajo duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi ajo.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë janë në pritje rreth 80 mijë lëndë.

Krahas numrit të madh të lëndëve, Shabani-Rama rendit si sfidë edhe identifikimin e adresave.

“Kemi përafërsisht rreth 80 mijë lëndë që presin, kështu që unë e them se është një numër prej 30 deri në 50 (gjyqtarë) që nevojitet përtej strukturës së paraparë, kështu do të mund ta heqim këtë grumbullim të lëndëve dhe për një kohë të stabilizojmë pak gjendjen me lëndë sepse përndryshe do të ketë zvarritje të lëndëve gjatë nëse vazhdojmë me këtë trend që e kemi, qoftë me largimin e gjyqtarëve, qoftë të ardhjes së lëndëve dhe grumbullimit (të lëndëvë) të vjetra”, thotë ajo.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë thotë se tashmë mbi 99% të lëndëve të shënjestruara janë në proces.

“Me vendimin tim si kryetare kanë kaluar të gjitha në Departament Special, mund t’iu them që mbi 99% të tyre janë në punë, janë në proces në përjashtim të ndonjë që është kthyer tash kohët e fundit në rivendosje, është duke vazhduar procesi sepse janë lëndë më të komplikuara dhe do të thotë nevojitet kohë me e gjatë për trajtimin për të ardhur deri te një vendim”, theksoi Shabani-Rama.

Albina Shabani-Rama shprehet se viteve të fundit është rritur numri i lëndëve të dhunës në familjeve, por shtoi se në trajtim të këtyre lëndëve nuk ka vonesa.

Me qëllim të uljes së numrit të lëndëve civile që presin trajtim në Gjykatën Themelore të Prishtinë, e para e këtij institucioni, tha se po promovojnë procedurën e ndërmjetësimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

“Në Shqipëri ka mungesë të lirisë së zgjedhjes”- Kraki pas deklaratës së tij ‘Fundi i Shqipërisë’

Trepça i afrohet titullit në vetëm një fitore, udhëheq serinë finale 3:1 ndaj Bashkimit

Trepça i afrohet titullit në vetëm një fitore, udhëheq serinë finale 3:1 ndaj Bashkimit

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 14.05.2025

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Në Veri të Mitrovicës bëhet mbyllja e një institucioni paralel serb

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti kërkon nga Costa rol aktiv për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Gjenden mbetje mortore në Dragodan, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

7 tentativa për votim të fshehtë, kur pritet që Kushtetuesja të kthejë përgjigje?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X