TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryetarja e Federatës së Shëndetësisë: Jam shumë e zhgënjyer me vlerën e koeficientit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryetarja e Federatës së Shëndetësisë: Jam shumë e zhgënjyer me vlerën e koeficientit

Kryetarja e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Tevide Imeri, ka thënë se personalisht është shumë e zhgënjyer që vlera e koeficientit të zyrtarëve publik është caktuar të jetë 105 euro.

Në një përgjigje për teve1.info ajo ka thënë se nesër prej orës 10:00 ka mbledhje Këshilli Drejtues dhe prej atje do të dalin me një vendim, se a do ta përkrahin apo jo këtë vendim.

“Unë jam personalisht goxha e zhgënjyer. Nesër e kemi thirr këshillin drejtues. Aty do të flasim, do ta analizojmë ligjin dhe do të dalim me një komunikatë për media”, ka thënë Imeri.

Tutje ajo ka shtuar se premtimet e disa prej eksponentëve qeveritarë, ishin për një vlerë mbi 120 euro.

“Pritjet kjanë qenë mbi 120. Kështu të paktën kanë qenë edhe fjalët e disa prej anëtarëve të kabinetit qeveritar”, ka shtuar ajo.

Imeri ka thënë se pagat janë sidomos të pavaforshme për një kategori të infermierëve dhe administratës në sistemin shëndetësor.

“Pagat janë të pavaforshme sidomos për infermierë e një pjesë të administratës. Por të shohim nesër se çfarë vendimi do të marrim”, ka përfunduar ajo.

Vlera e koeficientit të pagës për 82 mijë zyrtarë publik për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Këtë vendim e ka marrë Qeveria në mbledhjen e sotme përderisa është miratuar edhe plotësim-ndryshimi i Buxhetit për vitin 2023.

Por cilat do të jenë pagat në sektorin e shëndetësisë me ligjin e ri?

Drejtori i ShSKUK-së do ta ketë pagën më të lartë në këtë sektor, 1470 euro bruto.

Mjeku specialist me ligjin e ri do ta ketë pagën 1260 euro bruto.

Mjeku në specializim ndërkohë do ta ketë pagën 840 euro bruto.

Mjeku i përgjithshëm, stomatologu, farmacisti e mjeku veterinar do ta kenë pagën 777 euro bruto.

Pagat e infermierëve do të sillen pavarësisht kualifikimit dhe kategorizimit nga 588 euro paga më e lartë, kurse më e ulët për ndihmësinfermierin, 472 euro bruto.

Ndërsa kryeinfermieri do ta ketë pagën 672 euro bruto.

Ndryshe, plotësim-ndryshimi i ligjit që i hap rrugën këtyre pagave duhet të votohet edhe në Kuvend. /teve1.info/

https://teve1.info/lajmet/vlera-e-koeficientit-105-keto-do-te-jene-pagat-ne-sistemin-e-shendetesise/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

LVV këtë vit organizon zgjedhjet e brendshme

Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

Sallahu: Nuk ka zgjedhje nëse Presidenti s’zgjidhet deri më 4 mars për shkak të bojkotit të deputetëve

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Konjufca dënon sulmet e Iranit në zonat civile dhe tregtare

Rizvanolli takime në Departamentin e Energjisë dhe Shtetit, flet për mundësitë e bashkëpunimit

Vriten tre ushtarë amerikanë në sulmet ndaj Iranit

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

Kurti takohet të hënën me Abdixhikun

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

20-vjeçarja padit Meta dhe Google për varësinë ndaj rrjeteve sociale!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën