TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryetari i Vitisë kritikon qeverinë për mosbashkëpunim

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haliti: Të premten nënshkruajmë kontratë me “Hidromoravën” për furnizim me ujë të pesë fshatrave

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka kritikuar nivelin qendror për mosbashkëpunim me këtë komunë, përfshirë mungesë të vizitave, të komunikimit e investimeve kapitale.

Haliti, i cili vjen nga LDK-ja, ka thënë se shumë projekte, si shkolla, palestra sportive e stadiumi, kanë mbetur të papërfunduara si shkak i mospërkrahjes nga nivelit qendror.

Haliti ka kritikuar Qeverinë edhe sa i përket ndarjes buxhetore, me ç’rast u favorizuan komunat e Vetëvendosjes në pushtet. Sipas tij, për komunën e Vitisë u ndanë vetëm 4 euro për kokë banori për investime kapitale.

“Bashkëpunimi me nivelin qendror mbetet për t’u dëshiruar për shkak se ka mundur të bashkëpunojnë shumë më shumë. Ndarja buxhetore ka mujt me qenë më gjithëpërfshirëse për numër të banorëve edhe për komunën që përfaqësoj unë 4 euro për kokë banori vërtet ka qenë selektive”.

“Edhe ministritë e linjave, protokollin shtetëror kanë mundur ta respektojnë shumë më shumë kur të dalin në komuna, gjë që spo ndodhë, sepse na kanë munguar vizitat së pari në nivel qendror, ka munguar komunikimi, investimi dhe shpërndarja e buxhetit”, ka thënë kryetari i Vitisë.

Ai përmendi disa probleme me të cilat është duke u ballafaquar kjo komunë, duke theksuar këtu ndërtimin e shkollës fillore “Halil Alidema” në fshatin Pozheran e cila ka filluar së ndërtuari tash e sa vite dhe ende nuk ka përfunduar.

Ai me këtë rast ka bërë kërkesë që Qeveria t’i bartë mjetet komunës dhe komuna t’i vazhdoj vetë punimet.

Tutje, Haliti ka përmendur edhe stadiumin e palestrën që kanë mbetur po ashtu të papërfunduara.

“Komuna e Vitisë ka probleme si shkolla e Pozheranit që tash dy vite është blloku e nuk po ndërtohet më arsyetime me ankesa. Megjithatë nuk ka kuptim që një shkollë nuk aftësohet, nuk vazhdohet me përfunduar e jo me pesë ndërrime në shkollën e mesme profesionale tashmë jemi duke i zhvillu mësimet”.

“Kemi edhe projekte tjera të cilat nuk kanë vazhdu edhe janë blloku e që Vitia ka nevojë për të, ka nevojë stadiumi i Pozheranit me përfunduar, ka nevojë palestrën me përfunduar mbi të gjitha me rëndësi është shkolla, dhe bëj kërkesë që kjo shkollë shpejt ose t’i barten mjetet komunës që ne t’u bëjmë në afat ligjor të rregullt dhe të vazhdojmë punimet që së paku në vitin e ri shkollor t’i gjejë në shkollën e re dhe projektet e tjera”, është shprehur ai.

Kryetari i Vitisë u shpreh jo i kënaqur edhe nga përfundimi i punimeve në zonën ekonomike.

“Zona ekonomike në një mënyrë është inauguruar mirëpo unë skam qenë i kënaqur dhe ia kam shpreh edhe ministres në prezencën e kryeministrit që është dashtë me u bë mbushja dhe asfaltimi i pjesës së dytë dhe në aspektet e tjera që me kriju kushte për investitorët. Në këtë gjendje e kemi pasur një vit që me të vërtete na kanë neglizhuar në kohën kur investitorët kanë qenë të interesuar”, ka thënë ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca kryeministër? Me kë i bën numrat?/ HISTORIKE: Myslimani Mamdani fiton në Nju Jork MESDITË

Konjufca kryeministër? Me kë i bën numrat?/ HISTORIKE: Myslimani Mamdani fiton në Nju Jork MESDITË

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK sot mban konferencë për media

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Dehari: Moszbardhja e rastit të Astritit tregon për një drejtësi jofunksionale e të qëllimshme

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Pas 9 vitesh nuk ka të akuzuar e as të gjykuar për Astrit Deharin, e lëre më të dënuar

Kurti: Mitrovicës i duhet një qeverisje lokale që shërben, në krye me Faton Pecin.

Kurti: Mitrovicës i duhet një qeverisje lokale që shërben, në krye me Faton Pecin.

Konjufca kryeministër? Me kë i bën numrat?/ HISTORIKE: Myslimani Mamdani fiton në Nju Jork MESDITË

Konjufca kryeministër? Me kë i bën numrat?/ HISTORIKE: Myslimani Mamdani fiton në Nju Jork MESDITË

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK sot mban konferencë për media

Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj

Ushqimet që do të përmirësojnë funksionin e trurit tuaj

“Ndërtuam aleanca të forta”, Rama: Kryeministri britanik për herë të parë në Tiranë

Rama: Nga viti i ardhshëm 100 milionë euro shtesë për pensionistët

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Media boshnjake: Cibona turpërohet në Kosovë

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Kampionët e Oklahoma bëjnë ligjin në NBA, Bulls kryesojnë në Lindje, fitojnë Warriors e Toronto

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën