Një kompani private ka ofruar gjëra ushqimore dhe ujë për familjet që janë prekur nga këto vërshime.
Ndërsa, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka shpërndarë disa fotografi nga ky organizim dhe ka kërkuar që të gjithë t’u dalin në ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet.
“Ja edhe një punë ekipore që është për t’u admiruar, duke u dal në ndihmë familjeve të prekura, fillimisht gatishmëria e kompanive private që të ndihmojnë, pastaj kjo e shpërndarjes së ushqimit, ujit dhe gjërave tjera të domosdoshme, në mënyrë që të mos vuajnë nga mungesa e gjërave që ne të tjerët mund t’i kemi më bollëk. Familjet kanë nevojën për mbështetjen tonë! Është urgjencë që t’u dalim në ndihmë! Numrat e telefonit për ofrim të ndihmës: 048123651 049141949 Faleminderit!”,ka shkruar Nura.







