Duke folur për mediat ukrainase, ai ka thënë se evakuimet e sotme kanë qenë paqësore dhe se rreth një mijë persona janë evakuuar.
Por, ai thotë se forcat ruse ende po vazhdojnë të bombardojnë Irpinin.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se bombardimet ruse po pengojnë evakuimet nga Kievi, Sumy, Kharkivi, Volnovakha dhe Mykolayivi, raporton BBC.
Ndërkohë një këshilltar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës ka thënë se qytetet në veriperëndim të Ukrainës, përfshirë Buchan, Hostomelin dhe Vorzelin, tash janë nën kontrollin e forcave ruse dhe situata mbetet kritike./teve1.info/